• |
ide | kryesore

‘Shtetrrethimi në Kukës’, opozita zbarkon në qytet

Lajme, Të fundit



Një ditë pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Kukës kundër tarifës së vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit, një grup deputetësh nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shkuar në Kukës për të monitoruar situatën pas arrestimeve të raportuara gjatë orëve të para të mëngjesit.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf çela, deputetet e PD në Komisionin e Sigurisë gjithashtu, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Ish-deputeti Alban Zeneli,  Arben Ristani dhe tre përfaqësues nga LSI: Endrit Brahimllari, Florida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu janë nisur drejt qytetit verior.

E ndërsa pritet të dalë në një konferencë për mediat kryeministri i vendit Edi Rama.



1 Comment

  1. Te gjithe duhet te cohen per te arrestuarit. Asgje nuk kane bere. Kane treguar vetem ndergjegje te larte qytetare. Te lirohen sa me shpejt dhe me kete rast te kerkohet sa me shpejt doreheqja (te pakten) e min brendshem, i cili tregoi qe per nje situate fare normale paaftesi te theksuar. Nese do rrime te nenshtruar, me shime do na vjedhin, shtypin grabisin varferojne. Qeverisemi nga nje grup hajdutesh ordinere, grabites te pasurise publike, per 28 vjet rresht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *