• |
ide | kryesore

Trazirat në Kukës, 11 protestues të arrestuar transportohen për në Tiranë

Lajme, Të fundit



Prej mëngjesit të sotëm qindra kuksianë, të afërm dhe miq të të arrestuarve protestuan përpara komisariatit të policisë me thirrjet “Lironi djemtë tanë” dhe “Rama ik”.

Duke qenë se turma e njerëzve që protestonin kundër arrestimeve sa vinte e bëhej më e madhe, policia e shtetit ka vendosur të transportojë 11 prej të arrestuarve në Tiranë, me shpresën se të afërmit e tyre do të braktisin protestën.

Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas.

Sipas njoftimit të policisë ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.



2 Comments

  1. Secili qe dhunon ligjet dhe demton pasurine duhet te denohet ndryshe kthehet anarkia dhe perseritet historia Shqiperia kthehet ku ishte ne vitin 1997.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *