• |
ide | kryesore

(VIDEO) Trazira ne Kukës/ Qytetarë të irrituar rrethojnë komisariatin

Lajme, Të fundit



“Lironi djemtë tanë! Lironi djemtë tanë!” – thërrasin fuqishëm dhe pandërprerë familjarët e 23 të arrestuarve përballë Komisariatit të Kukësit.

Me çadra hapur dhe mbështetjen simbolike të deputetëve të opozitës së pranishëm aty, familjarët e të arrestuarve kaluan orën e katërt përballë Komisariatit. Kauza për të cilën u protestua ditën e djeshme, për ta është legjitime. Tarifa 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit i dëmton ata më së shumti.

Por më tepër ata janë të tronditur për mënyrën se si policia shkelmoi dhunshëm dyert e banesave në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar, siç thonë ata, edhe persona që nuk kanë qenë fare të pranishëm në protestë.

Sali Berisha ka qenë tepër aktiv në Facebook duke postuar denoncime me mesazhe dhe video për situatën në Kukës. Ish-kryeministri postoi këtë video para pak minutash në Facebook:

©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. Te shkon ti liroje Flamur Ndoka me Salihun.Djemte ka qene dashte ti edukoni te jene te sjellshem dhe mos behen vegel e politikaneve te shfrenuar.Ata qe i vene flaken Shqiperise e kane vendin pas hekurave por me pare duhet ata qe po i nxisin zjarrevensit per interesa partiake.

  2. Po mor lesh i zi o ti i fund barkut.
    Ti i jepke drejtim.
    Mbani ne burg djemt e kukesit?
    Po fullani? Aaa kur vjedh miliona je burre qe e njef ligjin.
    Mos e ngisni popullin o legena.

  3. O leshi zi, do ti japesh ti eurot (se i duan edhe euro) per kuksianet.
    Po te jesh lesh fund barku sia vlen, te vjen arsyetimi me i ngaterruar me lesh e qime bashke.

  4. LLeshi zi ,,,,ku jeto timer zotni? A ke ndonji skaf, a biznesme faqe ziunKM,, se te folesh per ata njerez qe kane vuajtur eqe nuk jane perfillur nga qeverite, me ekonomi e jete varferore, sipas teje e paskan gabim revolten. Kesaj qeverije 9qe nuk duhej te na ishte) duhet shpartalluar e larguar nje minut eme pare , kush eshte shqiptar qe e ka ne kurriz vuajtjen e kesaj qeverie cfrytezuese e hajdute, duhet te vazhdojne revolucionin demokratik, qe ta shohim te ardhemen me ne europe se sa genjeshtrat e kapo banditit te qeverise. VETEM BASHKIMI SJELL FITORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *