• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ “Dhuna shpërtheu pasi Rama trajtoi shqiptarët si “të tredhur”

Lajme, Të fundit



Protesta e Kalimashit kundër pagesës në Rrugën e Kombit vazhdon jehonën për shkak edhe të arrestimeve në masë të policisë. Në Kukës dhe në Tiranë nuk kanë munguar protestat. Situata duket e tensionuar dhe për këtë analizat Fatos Lubonja thotë se shkaktar është vetë kryeministri Rama që i trajton shqiptarët si “dele” dhe “të tredhur”.

“Mendoj që kjo që ndodhi është rezultat i politikave, i një sistemi të ngritur me qeverisjen Rama i bazuar në grabitje dhe gënjeshtra.

Megjithëse kemi një parti që e quan veten të majtë, qeverisja është në shërbim të interesave të një grupi oligarkësh ku kryeministri nuk përfill as ligjin, as debatin, as dialogun as hallet e njerëzve, por me arrogancën e pushtetit pasi ka premtuar taksa më të ulëta mirëqenie më të madhe i kthen të gjitha kokëposhtë dhe punon për oligarkët. Me oligarkët, jo vetëm punon për ta, por punon bashkë me ta dhe përdor mjetet e tyre materiale për të qeverisur vendin.

Për të realizuar qëllimet e veta përdor badigardët e pronarëve dhe jo policinë për të realizuar qëllimet e veta. Ai përdor paratë e këtyre njerëzve, që në disa raste janë edhe para krimi.

E kemi paguar njëherë me Sali Berishën “sa qimet e kokës” këtë rrugë. Tani Rama nuk pyet as ekspertët. Kur thotë “jeni dele, jeni të tredhur”. Njerëzit janë të dëshpëruar. Kjo është dhunë e nxitur nga qeveria. Trajton popullin si të kastruar,” – tha Lubonja në emisionin “Studio e Hapur në News24.



5 Comments

  1. Je i sakte z LUBONJA. Ky eunuku i qeverise, mire qe kjo idihet, por ai po na trego insuficience mendore. A mos valle i duhet nje vizite teresore neurologjike qe edhe ju gazetaret te bindeni ne ate qe ia keni percaktuar. por edhe ky ti shpetoi ndonji procedimiper tere bemat e tij . Kjo z;duhet te shkoi gjate sepse atij( RAMES) po ishihen djerse te ftohta. Ka ardhur koha e shporrjes se qelbesirave.

  2. Atehere u dashka te fleme, po jo more komentues, a nuk jeni pjese e vuajtjes e dhe e shtypies nga ky mono pushtet i ketij qe iu ka erresuar mendja e syte? Jo, JO, kush eshte i paster, e ipa lidhur me qelbesirat, qe nuk ka prishur nderin, e karakterin te bashkohet me protestuesit, sepse vetem me mire do te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *