• |
ide | kryesore

Basha, kryeprokurores Arta Marku: Po punon si hetuesi i Edi Ramës, ke një të shkuar të njollosur

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, në deklaratën e tij për mediat dje, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se ajo po punon si hetuesi i Edi Ramës.

Basha po ashtu i kujtoi të shkuarën dhe tha se Marku ka një të shkuar të njollosur dhe ka hequr të drejtat padrejtësisht qytetarëve.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës. Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Ilir Beqajt, Klement Balilit, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj.”, – deklaroi Basha.



2 Comments

  1. Hajde trapa hajde,te gjitha do harrohen dhe pluhuri do to mbuloje,vetem Familja dhe Basha do te vazhdojne te pasurohen.A.Broci etj Jane harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *