• |
ide | kryesore

Berisha: Protestuesit e arrestuar s’janë ushqyer, s’ka ndodhur as në ditët e zeza të diktaturës

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që lidhen me protestën e qytetarëve për të kundërshtuar me çdo kusht taksën për Rrugën e Kombit. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha ka risjellë në vëmendje raportin e Avokatit të Popullit, ku ky i fundit ngrinte disa shqetësime lidhur me kushtet e 23 protestuesve të arrestuar dje gjatë natës.

Berisha thekson se raporti vërteton se protestuesit janë rrëmbyer, pasi në kundërshtim me Kushtetutën po mbahen sipas tij të arrestuar pa dokumente, ndërsa shton se janë marrë peng.

Dje Institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për arrestimet e 23 protestuesve nga Kukësi, ndërkohë Erinda Ballanca u shpreh se protestuesit e ndaluar nuk janë trajtuar me ushqim. Po ashtu AP bën me dije se ka mungesë dokumentacioni shoqërues për ndalimin e tyre. Gjithashtu Avokati i Popullit pohoi se në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të tyre, mungonte ora e kryerjes së ndalimit të protestuesve.



4 Comments

  1. I paskan lone pa buke barbaret,ndoshta duan dhe Griden aty mrena,terp te kete policaja qe I trajton kaq keq keta vandale.Gazidede duhej per keto pune,dajaku nuk ndahej.

  2. Shko more ti e qoju ushqim se ju i keni dergua ne ate mision te turpshen e kriminal.Ti je mjeshter i vertete per te shkatrruar e djege.Disa here e shkurmove Shqiperine per pushtetin tend.PO duket se tani te kane rene pordhet ne kofine e nuk po ta vare populli me perjashtim te disa hajnave e vandaleve.Ti ke obligim ti ushqesh argatet tu ose me mire tu bashkangjitesh ne shenje solidariteti pas hekurave se atje do perfundoshe.

  3. Por ti mor kafshe shpelle i ke vrare protestusit dhe ke deklaruar se duhet te vrisnje edhe 300 te tjere kur medemek u rrezikua institucioni shteteror.
    Po ne kete rast qe u dogj dhe u shkaterrua institucioni shteteror cfare duhet te bejme te ndjekim eksperincen tende o shpellar me gen krimineli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *