• |
ide | kryesore

Biznesmenët e mëdhenj sulmojnë protestuesit kuksianë: Akte vandale në Kukës!

Lajme, Të fundit



Etiketimeve të Edi Ramës që i quajti qytetarët e Kukësit “vandalë” iu bashkuan biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit që dolën në mbrojtje të dy kompanive private që kanë përfituar konçensionin e Rrugës së Kombit dhe që vjelin taksën prej 10 eurosh. Në konferencë ra në sy se gjuha e biznesmenëve ishte e njëjta me atë që përdori kryeministri Edi Rama duke e konsideruar protestën e qytetarëve të Kukësit si një “akt vandal”.

Ishte Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka që u shpreh se dënon çdo akt vandal ndaj pronës, duke iu referuar protestës së kuksianëve.

“Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkaëtërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend” u shpreh Jaka.

Për më tepër, Jaka u shfaq i shqetësuar për retorikën që përdoret për biznesmenët që fitojnë konçensione dhe që quhen oligarkë. “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, ka vetëm sipërmarrës. Të gjithë mediat botërore kanë dhënë lajmin për djegien e një prone të një biznesi. Çfarë mesazhi i japim sipërmarrjeve të huaja? Nuk duhet të krijojmë akuza të paqena që krijojnë panik te sipërmarrja”.

Një tjetër biznesmen, Luan Bregasi, kryetar i Biznes Albania shkoi më tej kur tha se “E ardhmja e këtij vendi janë koncensionet” dhe se mundësitë për ta ulur tarifën në Rrugën e Kombit janë zero.

Më poshtë konferenca e plotë e përfaqësuesve të biznesit:



20 Comments

  1. Keta pra jane oligarket, ca rrembythje te ngjitur si ferra ne kurrizin e pushtetit. Me keta pretendon te mbrohet Rama!

  2. E po keta bythecer do vendosin per te ardhmen e vendit? A i kane paguar ndonjehere taksat dhe faturat e tyre keta tipa qe na bejne gam-gam sot?

  3. Ikni qiuni ju karakurva e biznesit politik. Derri ashtu si e ve dhe e le dhjamin e tij. Politika ju pasuroi ajo do ju fusi ramen.

  4. A nuk jane keta bizesmene qe paguajne vrletem nje pjese shume te vogel te taksave te tyre se perdorin nga dy bilance??? A nuk jane keta ata qe kane marre tere koncensionet dhe po i pijne gjakun ketij populli ??? Dhe sot dalin e flasin per drejtesi kur vete jane HAJDUTET me te medhenj te ketij vendi??? Po te mos kene merak se ZOTI do u marre hak te vetja e tyre dhe te FEMIJET qe i kane ca copa mishi te degjeneruar dhe te droguar se i kane terbuar me leket qe i kane vjedhur ketij populli. Te pakten sot TE MBYLLIN GOJEN ( HALEN ) dhe te mos ndihen . HAJDUTE! HAJDUTE JANE!

  5. Sagomere qe jeni as vete nuk e kuptoj, ndermarjet e medha jane krahu i punes per njerezit, ata mbajne edhe ushqejne mijera famile,kudo ne bote bisneset jane ato qe japin kontributin edhe ato paguajne taksat me te medhaja,sedi cfare doni te thojne ato, ajde prishni edhe bizneset tona?, nuk e kuptoni qe ne boten ketej e paguan te gjitha demet koker me koker?su untereson se ske nuk u intereson se kush je, shkaterove dike qe seshte e jotja do e paguash, je i siguruar, e paguan siguracioni, po edhe ju te lapsit, jeni vertet kaq te pabese kunder shqiptareve sa sdoni te flisni edhe te shihni realitetin

    1. Po si ka mundësi që gjithë komentuesit qenkan gomerë veç teje, Duhet të jesh shumë IDIOT që nuk kupton çfarë ndodh,

    2. Mor zotni Agron ketu ne Shqiperi harroje ti qe bizesmenet ushqejne e mbajne me buke njerezit. JO MOR JO I FITOJNE ME KRAHET E VETA NJEREZIT LEKET DHE BILES TE KEQE PAGUAR PREJ TYRE .

  6. HAJDUTET e shqiptareve keta FELLIQESIRA te biznesit qe nuk paguajne taksa dalin ne krah te eqverise antishqiptare, ndaresve te shqiptareve me kufij te rinj…… ZOTI ju marrofte !!!

  7. dhuna denohet ne te gjithe boten,jemi popull vandal dhe pike. po te ishin njerez qe duan te shkojne ne be, blloko tunelin e kalimashit , rruga del jashte funksionit. albanistani ska per tu bere kurre.

  8. Sa bukur,bizneset ,mbajne ne pune njerez dhe ushqejne familie...Rrofshin bizeneset,lavdi tyre...Ne pra jemi gomare,kurse komentuesi mesiper mushke qorre...Biznes ne Shqiperi, do te thote rrugeçe me leke.. thotë:

    Hulo

  9. Nikolin Jaka eshte ortaku kryesor i kastratit, konfesionarit te rruges dhe njeriut qe ka pushtuar gjithe biznesin e ndertimit ne kete vend..!
    Vete Jaka ka ne dore disa leje ndertimi kete moment, kur lejet jepen vetem me pikatore dhe kush gjen rrugen per te paguar..
    Nuk po merrem me te tjeret qe vijne dhe lehin per te perfituar ndonje kocke nga keqqeverisja..

  10. Ne mungese dhe pe poeosi te Edi Rames, ne sherbejme.
    Nuk eshte pak kur te jep Bashkia truall me PPP, duhet shperblyer.

  11. ky Nikolin Kaka ka bo nji here burg per korrupsion me nji tender ne QSUT kur minister shendetesie ishte Prof.Dok.NARD NOKA

  12. Në maj të vitit 2008, gjykata e dënoi Nikolin Jakën me një vit e dhjetë ditë burg për akuzat e ngritura ndaj tij, shkelje dhe pazare te dyshuara mes disa firmave te ndertimit dhe zyrtareve te larte, per tenderin e rrugeve Has – Qaf-Prush me vlere 4,7 milione euro dhe supervizorin e rruges Durres-Kukes me vlere 7 milione euro. Luani dhe keta pleqte e tjere i dine vete zullumet e tyre, mire eshte te mos dalin shume ne publik se nuk ju pjerdh njeri o myqo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *