• |
ide | kryesore

VIDEO nga mbledhja e grupit e PD: Porosia e Berishës për Bashën dhe Kryemadhin

Lajme, Të fundit



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje urgjente pasditen e së hënës. Në të morën pjesë edhe krerë të LSI-së dhe partive të tjera aleate të opozitës si dhe një grup qytetarësh të Kukësit. Duke qenë një numër i madh qytetarësh, në mbledhje, nga takimi është publikuar edhe kjo video.

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon nga krerët e partive politike të opozitës të mos e ndalin atë që nisi Kukësi. Ai thotë se duhet një staf që të organizojë dhe drejtojë mosbindjen civile. Kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi mbajtjen e një proteste ditën e martë kur edhe do të jepet masa e arrestit për personat e arrestuar. Bashën e ndërpret Kryemadhi që shton se qytetet pranë Tiranës duhet të jenë në gatishmëri.

DEKLARATAT NE GRUPIN E PD-së

Berisha: Ditë për ditë, ku të na teket, ku të vendosim, ku i duam. T’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që të drejtojë mosbindjen civile deri në rrëzimin e saj. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet në vetëdijen tonë për tu ngritur deri në ditën e fitores.

Basha: Nesër në ç’orë është gjyqi? Nesër do të njoftojmë kryesisht Tiranën dhe zonat përreth për të organizuar një pjesëmarrje masive…

Kryemadhi: Kamza, Tirana, Elbasani, Durrësi, Vora të jenë në gatishmëri 24 orë në 24. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Merini dhe rasini brenda keto mendje te semura politikanesh! Berisha dhe PD bashke me LSI jane hajdutet me te medhenj dhe vrases! Po ju afrohet burgu dhe duan te destabilizojne Shqiperine! Ka disa hajdute te tjere militante qe nbrojne Salen . do tu vije te gjitheve!

  2. Mendjet e semura politikanesh biles edhe drogaxhinj i kishim dhe e kemi kryeminister e lloj lloj horash te tjere. Mosbindja civile tregon pjekurine politike te qytetareve e gjithashtu mos aprovimin per keto palo qeveri qe kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *