• |
ide | kryesore

Detajet/ Si nisi sherri në lokal mes dy të rinjve në Shkodër që përfundoi në vrasje

Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi gjatë natës Shkodrën. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Hot i Ri.

Viktima dhe autori ishin shok, ndërsa sherri kishte nisur në një lokal. Mendohet se nën ndikimin e alkoolit, Kristian Shkambi ka goditur me thikë shokun e tij Kole Fermasi, ky i fundit humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:
Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:

Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *