• |
ide | kryesore

DOKUMENTI/ Këshilltarët bashkiakë të Kukësit padisin prokurorët dhe policët që arrestuan protestuesit

Lajme, Të fundit



Këshilltarët Bashkiakë të Kukësit kanë paditur prokurorët dhe policët që kanë lëshuar dhe ekzekutuar urdhër-arrestet për protestuesit kuksianë.

Shkresën dërguar prokurorisë së rrethit Tropojë, ata shkruajnë se mbi ta rëndojnë 4 akuza: Heqja e paligjshme e lirisë, Shpërdorimi i detyrës, Kryerja e veprimeve arbitrare, Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Në padinë e këshilltarë kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. Këshilltaret e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhër-arrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.

Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit,  duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00.

Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtje-ardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

 



2 Comments

  1. Ky palo kryeminister ka ne plan te vendose traun edhe ne disa rruge te tjera ne Shqiperi. Oligarket mezi presin te shijojne renten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *