• |
ide | kryesore

Erdogan sulmon kryeministrin izraelit për vrasjet në Gazë: Terrorist! Pushtues!

Planet



Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netaniahu është një terrorist, i cili merr toka nën kontroll si pushtues.

Shkak për këto akuza është bërë konflikti i rinisur dy ditë më parë në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite qëlloi për vdekje 16 protestues palestinezë.

“Netaniahu, ne nuk kemi përsipër turpin e pushtimit. Ti je një pushtues. Ke marrë toka nën kontrroll si pushtues. Në të njëjtën kohë je terrorist. Edhe shteti i Izraelit është terrorist, pasi është shumë e qartë ajo që ndodhi në Gaza. Është e qartë ajo që ndodhi në Jeruzalem.”

Netaniahu nuk vonoi të kthente përgjigje. Kryeministri i Izraelit deklaroi se nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një person i cili për vite me rradhë ka bombarduar pa mëshirë civilët.

Duke shfrytëzuar edhe 1 Prillin, Netaniahu shtoi se Erdogan e festoi kështu ‘Ditën e Gënjeshtrave’.



1 Comment

  1. QE Izraeli ka rrembyer token PALESTINEZE, kjo eshte e vertete, e qe ka bere bombardime masive ne spitale e shkolla edhe kete e ka bere. Keshtu qe nepolitiken e te drejtes nderkombetare, asnjehere nuk eshte denuar Izraeli, e nuk eshte theneper terrorin e tyre. Kjo politike e fuqive te medha, deri diku e mban ne tension situaten atje. Popujt kudo qe jane jane nje soj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *