• |
ide | kryesore

Erion Isaj:Nuk e ndjek Portokallinë, jam më mirë tani

Paparazzi, Slider



U fol se emisioni i tyre do të trasmetohej në “Klan Plus”, por sipas burimeve për Blitz.al rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Së fundmi Erion Isai në një intervistë për “Panorama Plus” ka treguar se përgatitjet për emisionin kanë filluar, e madje janë duke kontaktuar edhe me personazhe të njohur.

“Puna për emisionin vazhdon. Ai pasurohet, kontaktohen njerëz dhe artistë, por çdo gjë në kohën e vet. Do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin tonë maksimal. Po punojmë që të sjellim një formë që mungon. Ky është synimi ynë. Do të vijë atje dhe ashtu si e meriton… vetëm kaq mund të them.”- shprehet aktori. Ndërkohë që një koment e ka dhënë edhe për “Portokalli”-në, duke treguar nëse i mungon sado pak pjesëmarrja në atë spektakël humori.

“Shkurt, jo! Nuk mund të bëhesh nostalgjik për ish të dashurën kur dashuria e re është më pasionante se e vjetra. Jam i zënë duke bërë shfaqje në teatër dhe s’i kam ndjekur.” – përfundon Erioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *