• |
ide | kryesore

Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Nuk lejoj Turqinë të përzihet në punët tona

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është ktheu pwrgjigje komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë.

Ai këto komente i bëri në një aktivitet kulturor, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

I pari i qeverisë së Kosovës tha se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.
Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emrin tonë në Kosovë, do i bëjmë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, u shpreh Haradinaj.

Erdogan tha se ishte ‘i pikëlluar’ që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e tij të inteligjencës më 30 mars për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova pa lejen e tij.

Këto dëbime janë kritikuar nga grupet e të drejtave në Kosovë, por edhe jashtë saj.

“Që kur ke filluar të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shteti kundër Republikës së Turqisë?” – u shpreh Erdogan, duke u zotuar se Haradinaj do të ‘paguante çmimin’.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, – vijoi më tej kreu i shtetit turk.

/LAPSI.AL

 



1 Comment

  1. Veprimet arbitrare te erdoganit ne kosove perbejne nje precedent teper te rrezikshem per sigurine dhe stabilitetin e kosoves dhe shqiperise njekohesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *