• |
ide | kryesore

Kryemadhi për mosbindjen civile: Të heqim dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje qytetarëve për mosbindje civile për pagesën e taksave dhe tarifave.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare PD-LSI dhe partive të tjera opozitare, Kryemadhi u shpreh se me këtë qëndrim synohet që të hiqet dora e Ramës nga xhepi i shqiptarëve.

“Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve. Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët”, – u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.



4 Comments

  1. Nese doni ta shuani kete proteste, te litem Luli dhe Monika mos dilni ne tv, e flisni ne emer te njerezve se nuk keni asnje te drejte morale. Lereni njerezit te protestojne dhe qendrojne dhe mos u perzieni. Sepse ne vend te merremi me Ramen duhet te merremi me ju. Mjaft!

  2. DARIO’ , si shkohet ne proteste me thirrje te qeverise, apo nga opozita, e cila duhet rte jete epara ne mbeshtetjes se kerkesave popullore. POpulli nuk mund te shkoi si turme e pa patur kerkesat e saj imediate , qe deri me tani kyKM, qorre shurdhper problemet e pergjitheshme qe ka populli i ka injoruar e cenuar me ironine e tijgroteske. A mund te durohet ky mashtrues, e skicofren qe te na denigroi me shume? KURRE, O SOT O KURRE. Qelbesira me kermat qe qelben ekonomine, e politiken e shqiptareve vetem shporrjen e kane hak.

  3. @@@ Kanina nga tropoja.Fjala kushtrim(kush eshte trim) doli ne Shkoder dhe perdorej per tu mbrojtur nga Mali I zi,pa opozite dhe pa parti,thjesht patriotizem.Mqs jeni si rrota Kari dhe pa asnje kulture mos jepni mend kur jeni Bosh.Nqs ta mban bytha shko dhe perplasu me policine si Esati Toptani qe I shiste te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *