• |
ide | kryesore

Kryetari i Bashkisë së Kukësit tregon telefonatat me Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu thotë se pagesa në Rrugën e Kombit nisi aplikimin pa pritur pavarësisht e për të kishin dijeni që prej vitit 2016. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se në Kukës askush nuk ishte në dijeni për vendosjen e tarifës, madje as institucionet shtetërore lokale.

“Ja kam thënë edhe Ramës në telefon. Askush në Kukës nuk kishte dijeni që do të vihej taksa. Nuk e dinte as drejtori i policisë. As ai nuk kishte informacion që kalimi në Rrugën e Kombit ishte bërë me pagesë. Ajo u vu papritur pa u konsultuar me njeri” – tha kryebashkiaku demokrat i Kukësit.

Ai zbuloi se kishte folur edhe më herët me kryeministrin dhe ministrat për tarifën në Rrugën e Kombit, por kërkesat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.

“Unë kam komunikuar që në 2016-ën me kryeministrin dhe ministrat. Kam kërkuar informacione për taksën. Desha të di se si do të funksiononte për banorët e zonës, për shërbimet e bashkisë dhe për ambulancat apo policinë. I jam drejtuar që në 2016-ën me një letër ministrisë së transporteve, por nuk morra asnjë përgjigje” – tha Shehu. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *