• |
ide | kryesore

Lubonja: Dhuna e kuksianëve, përgjigjja jonë e munguar ndaj grabitjes

Kryesore



Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa përfillur as fjalën e dhënë, as gjendjen e tyre në zgrip të mbijetesës, as ekspertë, dhe as ligje, e ngre traun e taksave e gjobave sa herë i teket duke u marrë edhe kacidhet e fundit për ta ndarë me një grusht oligarkësh të cilëve u jep pastaj të drejtën të ndërtojnë kulla qejfi e pushteti në sheshet publike ku deri dje luanin fëmijët shqiptarë?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që sëbashku me oligarkë e tij u vjedh përditë trashëgimtarëve të ligjshëm dhe shqiptarëve në përgjithësi copa të bregdetit për të ndërtuar atje sarajet e verës së këtyre oligarkëve?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin se të njëjtën gjë bëjnë edhe me lumenjtë e me gjithë pasuritë e përbashkëta që kryeministri dhe oligarkët e tij i shohin thjesht e vetëm si mundësi pasurimi për veten?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi ua merr votën duke u premtuar “zero ndërtime”, pa pyetur as për historinë e tyre as për cilësinë e jetës u ngre pallate përpara ballkoneve e dritareve duke shpëlarë paratë e trafikantëve që e kanë ndihmuar të blejë votën e atyre që s’ua ka marrë dot me mashtrime?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, në bashkëpunim me oligarkët e tij, duke shkelur ligjin, ua rrethon stadiumin me status monument kulture dhe ua shemb përpara syve? Po, kur pas një viti, duke parë suksesin e këtij maskarallëku kërkon të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar për të ngritur në truallin e tij publik gjashtë kulla medemek si çmim që oligarku i tij të na bëjë një teatër të ri?

Përgjigja e parë (demokratike) është që të flasim e denoncojmë këtë përdorim skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që, me Edi Ramën po shkon dita ditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik, dmth. një regjim ku qeveria “e oligarkëve”, “nga oligarkët” dhe “për oligarkët” po arrin deri në përdorimin e dhunës për të mbrojtur interesat e veta.

Mirëpo, çfarë duhet të bëjnë njerëzit, kur, edhe pasi flasin, përgjigja që vjen nga Kryeministri dhe oligarkët e tij është mospërfillja, denigrimi, shantazhimi dhuna verbale dhe etiketimi nëpër mediat si plehra kazani?

Përgjigja e dytë (demokratike) është denoncimi në institucionet e drejtësisë të të gjitha shkeljeve ligjore.

Por, çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur edhe pasi bëhen këto denoncime policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrollohen nga kryeministri dhe oligarkët e tij ose sepse kryeministri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM-je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë sëbashku me oligarkët e tij,?

Një përgjigje gjithnjë demokratike janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frigohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë. Mirëpo megjithë sinjalet dramatike që ka dhënë ky eksod Kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për tu shpëtuar bombardimeve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës paturpësisë?

Dhe së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?

Dhe ja ku erdhi ngjarja e Kukësit si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.” Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve. Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë. Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

Panorama



26 Comments

  1. Nje gje nuk kuptojme or anal ist i shqupit . Nga keto lloj vandalizmash ti mendon se shtohet perkrahja per opoziten apo ndodh e kunderta. Turp per te djathten qe eshte bere pre e ideologeve pseudo neomarksiste te llojit aleks xinxa. Eshte e domosdoshme qe shtresave te ndryshme te popullsise ti ofrohet alternativa e djathte konservatore dhe jo perralla populiste te llojit 5 yje apo perrallat e cipras.

        1. Po ç mutin ka e djathta dhe e majta mor idiot, këtu flitet për jetën tonë ti na bën politikë.
          Termi shqup të tradhëzon rilindas MUTI i tredhur.

  2. Te mbeshtes plotesisht ne ate qe thua. Me vjen keq qe keta zera jane te pakte. Pushteti i zhytur ne zullum, ne vjedhje, ne grabitje te prones perbashket arrin te bleje media, zera qe mund te benin oponence. Shume pak qe kane ngelur qe i bien kokes cdo pushteti, qe nuk bejne kompromis me te keqen, qe nuk i blen dot pushteti, ne vend qe te mbeshteten sulmohen. Nuk e kuptojme qe keta pushtetare po na dhunojne, po na fyejne inteligjencen, jetojne ne nje lluks qe nuk ibtakon, abuzojne me leket tona , na varferojne per dite, ju dukemi si skllever dhe ne vend qe protesten ta ndezim e mbajme gjalle ti shporrim e terheqim zvarre, merremi me Lubonjrn Bushatin dhe ata pak zera kritike qe po i rrezistojne burses se pushtetit te kalbur ne kocke e qelbur ne qelize.

    1. Gezim duhet shume mire ta lexojm ta analizojm shkrimin fantastik te spiunit te babajt ,prisni nga nje njeri pa karakter tju hapi syt kur ky legen ja fuste BABAIT te tij or legena

  3. Analize e sakte z. Lubonja. Te vjen keq qe ky popull drejtohet nga njerez te tille, qe nuk e kane problem te vjedhin, fyejne, dhunojne, tallen me popullin e varfer. Uroj qe edhe te tjeret ta kuptojne shfrytezimin maksimal qe po i behet nga pushtetaret e oligarket. Me shume intelektuale te ndershem duhet te flasin dhe te perkrahin njerezit hallexhinj. Uroj qe Zoti ta bekoj Shqiperine, se boll ka vuajtuar.

  4. Fatos Lubonja nuk te njoh , te ndjek ne vazhdimesi, je i sakte te falenderoj. Por kaq nuk mjafton duhet inisiative me e madhe qe keto revolta te menaxhohen e drejtohen. Njerez si ty, idealiste patriote duhet ti drejtojne njerezit, per ta zbythur kete klase politike, kaq te korruptuar, e zhytur ne zullum, sherbetor te oligarkeve. Po na drejton llumi i kesaj shoqerie, njerez pa moral, qelbesira dhe vazhdojne. Reagimet tuaja per mua jane oponence reale ne Shqiperi, pa kompromis , por pushteti i bandave, qe nxjerr kriminelet me te rrezikshem nga burgu, qe e mbolli Shqiperine anembane me droge, qe zapton e nderton vend e pavend, ne cdo hapesire publike, qe ben kryetar bashkie e deputet kriminele me fame europiane, nuk mposhtet me forma paqesore reagimi. Duhet revolte popullore, qendrese sakrifice. Dhe njerezit ne kete forme nuk i drejton dot as Berisha as Luli as Monika. Jane karta te djegura dhe nuk frymezojne njeri. Jane njesoj. Ndaj duhet perfshirje me e madhe dhe e drejtperdrejt.

    1. Ky është qëndrimi më i drejtë i atyre që duan me të vërtetë të ndryshojë Shqipëria ne drejtimin e duhur. Shoh se Lubonja në këtë shkrim, për herë të parë heq dorë nga përgjithësimi i gjithë politikës e liderëve të saj shqiptarë si “banditë”, e përqëndrohet në fakte konkrete të keqqeverisjes së Ramës.
      Nuk luftohet e keqja duke ju dalë kundër subjektivisht të gjithë politikanëve njëlloj.
      Objekt i shkrimit e mer si shembull ate që po ndodh me Rrugën e Kombit.
      Po taksohet dyfish nga kjo qeveri kalimi në këtë rrugë, duke shfrytëzuar traun e doganës së tunelit që lidh Shqipërinë me Kosovën, kur qëllimi i ndërtimit të kësaj rruge ishte krejtë e kundërta. Heqje e çfardo barriere të ndarjes së kombit e më sëpaku bashkimin elonomik tregtar të dy shteteve shqiptare pa llogaritur vlerën e qarkullimit të lirë të njerëzve të një kombi të ndarë padrejtësisht.
      Në një kohë që BE i hoqi midis shteteve nacionale të saj, jo vetëm trarët e doganave, por edhe institucionin e doganës, Edi Rama që ju mbush mëndja vetëm pas disa vitesh që të kalonte këtë rrugë të bashkimit me Kosovën, për hir të interesave të tij okulte , kërkon që në vend të realizojë ate që duan gjithë shqiptarët e të dy anëve të kufirit, zhdukjen e tij, bën të kundërtën, thellon ndarjen duke ju kërkuar shqiptarëve haraçin e parave.
      Si Berisha, ashtu edhe “Luli” apo “Monika”, jo vetëm që nuk kanë dalë kundër kësaj rruge si Rama, por bënë çmos që ajo të ndërtohej.
      Gerti e ka hallin në komentin e tij se përse Lubonja në këtë shkrim, nuk godet njëlloj si Ramën edhe Berishën, Lulin e Monikën. E ka bërë me zell Lubonja këtë me dhe pa të drejtë në shkrimet e tij për gati çerrek shekulli. Nuk janë këta që po qeverisin, por është Rama.
      Kur të vijë në pushtet cilado parti politike e cilido lider i saj, e të bëjë edhe ai si Rama, atëhere ti bjerë kokës së tij Lubonja e gjithë Gertët.
      Një tjetër këtu më poshtë, komentuesi Agron, është i merakosur se duke u djegur ca kabina të doganës se tunelit, qënka dëmtuar “prona publike” ?????
      Po pse nuk llogarit ky militant partiak i Ramës, se sa kushtojnë këto gabina “pronë publike”, kur këtij “publiku” kjo qeveri i zhvat me këto kabina 5 milione euro në vit, pasi ka paguar me qindra miliona euro të tjera me taksa gjithnjë në rritje ?

  5. ky eshte i ikur nga binari, nje njeri qe mbeshte shkaterimin e prones publike edhe private do te thote qe ke disa vida mangut, mbeti ne histori, por haron se ne historin qe ka kaluar edhe qe shane sote e ka tredhur nga bolet edhe nga mendja

      1. jo populli ska dale edhe si ka djegur ato por jane militante qe duan te perfitojne nga anarkia, por ta dishe ti zotrote populli do i paguaj edhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe ju injorantet se kuptoni demin qe beni keti popullit

        1. Ka me injorant se ai qe drejton kete qeveri prej 5 vjetesh dhe nuk kupton akoma varferine qe i ka hedhur ne qafe mbare popullit duke e rrjepur me taksa, e njekohesisht duke u mburrur si gjeli maj plehut per gjoja-Rritje ekonomike qe mbase e mat ne shtepine e Vilma Nushit.

          1. Ti vete thua qe jemi te varfer edhe duhet te shkaterojme edhe ato qe kemi te varferohemi akoma me shume? e kuptoni se cfare thoni, eshte gabimi me i madhe te shkaterojme edhe kjo ska pasqyre politike, por ka militante te ushqyer per kete, edhe kjo na demtone si ty edhe mua, edhe kjo do te paguhet nga ty edhe mua, prandaj demstroni por jo te shkaterojme

        1. Ku e sheh Argiten apo Anisen o Benjamiu? Shko se ke ngaterru ilacet, ke pire ato te Ed Rames

  6. Ju qe mbroni Ramen, kaq e veshtire eshte te kuptoni qe nuk mban me uje pilafi. Ai duket qe eshte psikopat i cekujlibruar droguar. Akoma besoni te dako, te ahmetaj, tek tahiri, tek kjo bande qe zhvat deri ne pangopesi. Keni akoma dyshime per keta njerez!! Shani zerin kritik, per te mbrojtur ke!! Arretohen njerez qe protestojne per te drejtat me minimale te tyre. Cfare investimi >1 mln eu eshte bere keto kohe ne veri. Cfare ka bere kjo qeveri me rrit punesimin dhe mireqenien atje!! Keq me vene trah qe tu marresh leket njerezve eshte!!

    1. I paemer qe shkruan nonstop punon diku apo me ndihma sociale se ke shume koh qe bo si llapaqen ,mos ta kan pre ndihmen ?

  7. Jo ndaj grabitjes por ndaj harbutizmit dhe papergjegjshmerise se politikaneve. Po e trajtojne kete popull sikur me e pas hasem nder shekuj .

  8. O Benjamin qe u lodhe duke mbrojtur te pambrojtshmen ! Mbase e ka pare punedhenesi yt e po ta kalon rrogen. Do te jesh i privilegjuar po ta kaluan rrogen se shumica e atyre qe punojne ne shtetin e Rilindjes kane muaj pa e marre. Po mire, po ku e gjete ate argumentin per te denigruar Lubonjen, se ai ja ka futur babait te tij ? Po krye -palle -rilindasi yt qe e denoncoi publikisht e zyrtarisht te jatin e tij se i “punonte” gruan ne gjyq ? Eshte e dokumentuar ne arshivat e gjykates . Edhe djali i gruas se tij eshte deklaruar si djali i babait, pra i bie qe krye-palle -rilindasi yt ta kete vella. Mbase kjo eshte arresyeja e reformave ne drejtesi apo asaj shpikjes me emrin Veting , duhen fshire dosjet ne arshivat e gjykates. Gjynah qe shoku i tij dhe bythelepiresi i tij Mero Gelbaza ja ka publikuar e tani e dine te gjithe se me ke kane te bejne.

    1. Per ty or super Debil,un jam i punesuar 28 vjet qe me ambasadat o Loku,por ate sy peshkaqenin qe nxorri dy dobic me gjakun e tij e harrove or Alpin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *