• |
ide | kryesore

Shpresa e protestuesve kuksianë, Arta Marku do marrë vendim si pukjane

Lajme, Të fundit



I pari që i kujtoi Arta Markut të shkuarën e saj ishte Lulzim Basha, që nga foltorja e Partisë Demokratike u shpreh “I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës”.

Por ideja se Arta Marku do të ndikohet nga e shkuara e saj për arrestimet ekziston edhe mes të afërmve të të arrestuarve nga Kukësi që qëndrojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Duke folur për mediat disa prej tyre i kujtuan Arta Markut origjinën e saj.

“Arta Marku! Meqënëse je edhe vajzë pukjane mos ec me fjalët e Edi Ramës, por liroji të arrestuarit” tha një prej protestuesve para policisë së Tiranës, që gjeti mbështetje edhe në thirrjet e tjera publike që u bënë në protestë.

Rruga pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë është e bllokuar. Bashkë me të afërmit e të arrestuarve janë bashkuar edhe deputetë të PD-së dhe simpatizantë të opozitës.

Ndërkohë në ambjentet e policisë, të arrestuarit po merren në pyetje.



3 Comments

  1. E si qenka ky ‘VENDIMI SI PUKJANE ‘ ???

    Une di se vendimi merret ne perputhje me ligjin .

    a ju jeni ftohur ne tajare te gjithe.

  2. Ju thoshit se Arta Marku eshte vegel e Rames,tash nga zori po kerkoni te vendose si pukjane.Arta nuk perzihet ne punen e prokuroreve por nga ajo duhet kerkuar te zbatoje kompetencat dhe detyren si kryeprokurore e Shqiperise bazuar ne ligj dhe asgje tjeter.Iku koha e Llalles e dhalles egjinit e mirit.Harruat se kerkonit drejtesi te paaneshme si tani kerkoni drejtesi pukjane.

  3. Arta Marku nuk u kompleksua nga tymi i parlamentit, era e urinës që Edi Rama derdhi mbi kushtetutën e votuar vetëm ca muaj përpara, ish-Ministri i diktaturës para të cilit u betua, dhe ju mendoni meqënëse ajo qënka Pukjane si ish-tutori deputet Mark Frroku, do jetë e drejtë me burrat e Kuksit.
    Akuza në shqipëri nuk bëhet nga kjo pata e Ulsi Manja (jo po Ngrefsi Lshojne 🙂 ) , por nga Ed Kokaina dhe Agron Xhafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *