• |
ide | kryesore

Tradhtoi gruan shtatzënë, tani Rooney i bën dhuratë të çmendur për ditëlindje

Sport



U bë pjesë e një skandali vitin e kaluar, pasi u kap me një tjetër femër, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Si për të rregulluar marrëdhënien e tij të krisur me bashkëshorten, Wayne Rooney, ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë, aktualisht pjesë e Everton, ka shpenzuar 100 mijë paund, për t’ia bërë të paharrueshëm bashkëshortes së tij 32-vjetorin e lindjes.

Edhe pse për shkak të angazhimeve të tij me skuadrën e Everton, Rooney nuk mund ta shoqërojë bashkëshorten e tij në këtë ditëlindje të saj, është kujdesur, duke shpenzuar 100 mijë paund, që Coleen dhe 4 fëmijët e tyre të udhëtojnë në Dubai, në pushime tejet luksoze. Situata tashmë mes çiftit duket se është krejtësisht tjetër nga ajo e vitit të kaluar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *