• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kukësi mbetet në shtetrrethim nga policia

Lajme, Të fundit



Janë të shumta videot dhe fotot që publikohen nga qytetarë të Kukësit për prezencën e shtuar të policisë atje ku bien në sy Forcat Speciale të mbërritura nga Tirana. Qytetarët ankohen për këtë ushtrim terrori të cilin e konsiderojnë “prej pushtuesi”. Videon më poshtë e ka publikuar ish-kryeministri Berisha.

Ai thotë se “banditë me uniformë, narkopolicë të armatosur deri në dhëmbë terrorizojnë Kukësin! Vetëm revolta, mosbindja mbarë popullore ndaj narkoshtetit është përgjigja e merituar ndaj klikës në pushtet!” – shkruan Berisha.

Ndërsa qytetari nga Kukësi që ka dërguar videon shkruan: “Z.Berisha shiko se qfar po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. I jane sulur Rames lakejt e Sorosit megjithe Ilva Taren te emisioni i saj: Mooos o burre ca po ben se na le pa pushtet. Ha HA HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *