• |
ide | kryesore

Abuzimi me pronat/ Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Por Apeli ka vendosur ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore. Edhe për kreun e qarkut Gjokë Ndoka dhe nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *