• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së: Sa fiton koncensionari nga taksat e shqiptarëve

Arkiva



Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, deklaroi se koncensioni i Rrugës së Kombit, i marrë nga grupet e biznesit Kastrati dhe Salillari, do t’i sigurojë këtyre të fundit plot 400 milionë euro të ardhura, nga të cilat 260 milionë do të jenë fitim.

Duke publikuar një tabelë që tregon të ardhurat e koncensionarit, deputeti që vjen vetë nga bota e biznesit shtron në Facebook pyetjen se pse Rama iu jep miliona euro Partneritete Publike-Private këtyre biznesmenëve. Për Shehajn, këto biznesmenë janë ortakë të kryeministrit. Sipas deputetit, pushteti ekonomik është garancia e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin politik.

POSTIMI I AGRON SHEHAJT: 

400 milionë euro të ardhura do të përfitojnë Kastrati dhe Salillari nga koncesioni i Rrugës së Kombit, nga të cilat 260 milionë euro do jenë fitim dhe pjesa më e madhe do iu merren direkt qytetarëve.

Pse Rama iu jep miliona me PPP ortakëve të tij?

Pushteti ekonomik është garancia e Ramës për të mbajtur pushtetin politik.

No automatic alt text available.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *