• |
ide | kryesore

Gjermania pro ekstradimit/ Ish-presidenti i Katalonjës drejt burgjeve të Spanjës

Planet



Prokuroria gjermane u shpreh sot pro ekstradimit drejt Spanjës të ish-presidentit katalanas, indipendentistit Carles Puigdemont, i cili mbahet në Gjermani që prej datës 25 mars.

Prokurori i përgjithshëm i shtetit rajonal Schlesëig-Holstein, që merret me këtë dosje, njohu përputhshmërinë me të drejtën gjermane të dy akuzave të Madridit për rebelim dhe shpërdorim të fondeve, por vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata gjermane që është kompetente për këto çështje në ditët në vijim.

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, që është nën një mandat-arresti europian, të lëshuar nga Spanja, u arrestua më 25 mars nga policia gjermane në kufi, ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë nga Danimarka, sipas burimeve policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *