• |
ide | kryesore

Ish-gjenerali rus: Bota në prag të luftës, kini kujdes nga Rusia

Planet



Ish-gjenerali rus, Evgeny Buzhinskiy, paralajmëroi se bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit, duke marrë shkas nga tensionet e fundit midis Rusisë dhe Britanisë.

Sipas The Sun, Evgeny Buzhinskiy u shpreh se dëbimi i diplomatëve nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve ka krijuar një situatë më e keqe sesa “Lufta e Ftohtë”.

“Lufta e vërtetë. Më e keqe sesa Lufta e Ftohtë është ajo lufta e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, ka shtuar Buzhinskiy.

Për ish-gjenëeralin rus nuk është helmimi I ish–spiunit rus Skripal që mund të çojë në një luftë direkte, por presioni.

“Shtetet e Bashkuara po thonë se do të vazhdojë presioni. Çfarë do të arrijnë me këtë? Do ta ndryshoni regjimin? Është e padobishme. Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë presion që ka, aq më shumë shoqëria koncentrohet rreth presidentit. Ju dëboni diplomatë, ne dëbojmë diplomatë, ju depërtoni të tjerë, cili është hapi i radhës. Është shkelje e marrëdhënieve diplomatike. Në të vërtetë ju jeni duke zënë ngushtë Rusinë. E të futësh Rusinë në qoshe është një gjë shumë e rrezikshme” – u shpreh ushtaraku rus.



2 Comments

  1. Ju muzhike vetem Napoleoni ju ben derman – prej tij u zbythet nga Kremlini, kur e gjeti pallatin tuaj bosh para 2 shekujsh…

  2. tini po fillojne te binden nje nga nje se problemet njerzore si zgjille asgje vec drejtese hakut te vertetes kurse tjerat forma sjan tejter vecse rrenim i saje,,behuni te drejte largohuni nga padrejtesia dhe te shpetoni te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *