• |
ide | kryesore

Lulzim Basha: Rama terror kuksianëve për t’i bërë shembull!

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen për mosbindje civile dhe refuzim për të paguar taksat e rritura.

“Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj ju bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi në mbarë Shqipërinë është reagim kundër podrejtësisë dhe grabitjes. Merr 200 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto për Rrugën e Kombit, por vendos taksë të re të papërballueshme. Nuk vendos asnjë cent nga 800 milion euro që ka mbledhur për 4 vite, por e jep atë me konçension dhe u vendos një taksë të dytë shqiptarëve. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, mëtë shpërfillur dhe u çuan për bukën e gojës” u shpreh Basha, sipas të cilit sot të gjithë shqiptarët janë dhe ndihen kuksianë, sepse Rama mbledh taksat e shiptarëve dhe paratë i çon për inceneratorët dhe konçensionet e oligarkëve.

Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen për të mos paguar taksat si shenjë të mosbindjes civile.

“Pse ushtrohet ky terror? Ky terror ushtrohet që të mos ngrenë zërin. Që t’i bëjnë shembull para shqiptarëve dhe kjo është mendësia e diktaturave kur iu afrohet fundi, prandaj kam bërë thirrje për mosbindje qytetare. Po. Do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. I bëj thirrje sipërmarrjes të mos e paguajë TVSH, sepse këto para nuk shkojnë tek qytetarët, por vidhen nga Edi Rama dhe banda në pushtet. Nuk ka ç’tju bëjë, nuk e arreston dot të gjithë popullin” u shpreh Basha nga selia e PD-së.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *