• |
ide | kryesore

Në Rrugën e Kombit mund të lëvizni falas edhe për 60 ditë

Lajme, Të fundit



Në Rrugën e Kombit ka nisur rindërtimi i kabinave të kompanisë koncensionare, për mbledhjen e tarifës së vendosur nga qeveria. Por derisa ato të jenë gati, do të duhet të paktën një periudhë 60 ditore. Kështu është shprehur sot ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.

“Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, tha Gjiknuri.

Pra, për rreth dy muaj përdoruesit e kësaj rruge mund të kalojnë pa paguar tarifën 5 euro. Më pas rinis aplikimi i pagesës. Kryeministri Rama tha se kjo tarifë as që diskutohet të negociohet, vetëm se do të aplikohen lehtësi për banorët vendas që janë përdorues të shpeshtë të zonës.

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. Pra jemi te fituar.Ne fund te 60 diteve do ta kallin prapa.Do harrohet e para cfare do ta gjeje ne te dyten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *