• |
ide | kryesore

Panik në Durrës, shpërthen në flakë një makinë e parkuar në afërsi të Pallatit të Sportit

Lajme, Të fundit



Një makinë “BMW” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Durrës duke shkaktuar panik te qytetarët. Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të Pallatit të Sportit, “Ramazan Njala”.

Siç duket edhe nga fotot, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

Për disa minuta me radhë, në këtë pjesë të qytetit të Durrësit u bllokua qarkullimi i makinave. Paraprakisht nuk bëhen me dije ende shkaqet e përfshirjes së automjetit nga flakët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *