• |
ide | kryesore

Pas ndarjes ndjenjat e Kylie Minogue në kufinjtë e depresionit

Paparazzi, Slider



Historia e fundit e dashurisë, e cila përfundoi vetëm një vit më parë, duket se ka lënë jo pak pasoja në jetën e saj. Kylie Minogue  e pranon publikisht në intervistën e fundit për revistën “Red”, se pasi i dha fund romancës me Joshua Sasse, përjetimi emocional ka qenë në kufijtë e një depresioni dhe gjendje mendore të rënduar, prej së cilës ju desh kohë që të dilte. Kapërcimi i kësaj faze ishte një mision jo i lehtë, por sot ajo buzëqesh fort përpara gjithë botës.Kylie Minogue, këngëtarja 50 vjeçare është personazhi i këtij muaji për revistën “Red”, ku pjesën e luanit në rrëfimin e artistes së njohur e zë pikërisht jeta private, ndarja nga partneri, planet për martesë, etj. “Unë duhej të ndërtoja veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam kuptuar se kurrë nuk mund të negociosh në një marrëdhënie që ka marrë tatëpjetën”, është shprehur për revistën prestigjioze.

Ndërsa po i përqendron të gjitha energjitë tek vetja, Kylie zbulon gjithashtu edhe një tjetër sekret të jetës së saj. “Nuk kam në plan të afërt të martohem, madje unë kurrë nuk kam menduar se do të martohem ndonjëherë në jetën time. Mbase tingëllon e çuditshme, sepse çdo vajzë ka një vizion apo një ëndërr në kokën e saj se si do të jetë martesa, ndërsa unë jo. Prindërit më kanë rritur me këtë ide, pra që martesa të mos jetë qëllim në vetvete. Mund të jetë edhe e gabuar, fakti që nuk bëj atë që bën gjithë bota, por unë mendoj se martesa nuk është për mua”, përfundon ajo deklaratën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *