• |
ide | kryesore

Putin shkon në Ankara, pritet me nderime nga Erdogan

Planet, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij rus Vladimir Putin në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve, Putin përshëndeti gardën e nderit, kurse më pas dy liderët prezantuan delegacionet.

Më pas Erdoğan dhe Putin marën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu,

“Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë”, tha Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Pas takimit Erdoğan-Putin do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK) të bashkëkryesuar nga dy presidentët.

Dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërsa më pas Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij.

Ndërkaq, Putin nesër do të marrë pjesë në Samitin Trepalësh Turqi-Rusi-Iran, në të cilën do të flitet në lidhje me Sirinë.(AA)



3 Comments

  1. kjo eshte politika tradicionale ruri-turqi-serbi.
    kush thote te kunderten,imadiat duhet tretmanin per maiako-depresif.
    se per kete,sa me afer turkut per shqiperin e kosoven,aq me larg euro-usa dhe identitetit shqiptar,se njifet misioni i vjeter ruso-greko-serbe,se ballkani eshte i mire vetem pa shqiptar,dhe duhet asimiluar ne turq me formulen e perrallace politike fetare islame.

  2. kjo eshte politika tradicionale rusi-turqi-serbi.
    kush thote te kunderten,imadiat duhet tretmanin per maiako-depresif.
    se per kete,sa me afer turkut per shqiperin e kosoven,aq me larg euro-usa dhe identitetit shqiptar,se njifet misioni i vjeter ruso-greko-serbe,se ballkani eshte i mire vetem pa shqiptar,dhe duhet asimiluar ne turq me formulen e perrallave politike fetare islame.
    te gjitha traktet e marveshjet turko-greke si ajo e lausanne zvicer me 1923 ne mos gaboj daten,kur u be shpergulja e qameris e shume fshatra shqiptare,ku shqiptaret musliman u tajtuan si turq,ne kembim te popullsis.
    as nje turk i vetem nuk eshte vrar ne luften e kosoves, por vetem shqiptar,se miqsia turko-serbe eshte e vjeter.
    turku e beri greqin shtet 70-80 vite para se te ikte nga shqiperia e sotit.
    a,serbin autonome 60 vite para e te pavarur afro 20 vite para 1912,a te ne ka qite shqiptar ne litar edhe me 1912 ten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *