• |
ide | kryesore

Rama e përjashtoi pas protestës, këshilltari socialist i Kukësit kalon me PD-në

Lajme, Të fundit



Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit duket se ka bërë bashkë demokratë e socialistë në Kukës. Anëtarët e këshillit bashkiak u bënë pjesë e protestë të shtunën në Kalimash pavarësisht bindjeve të tyre politike, por socialistët u përjashtuan nga partia nga Edi Rama. Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës, Ylli Çitaku. I përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku i tha INTV përjashtimi i tij ishte i padrejtë.

“Jam Ylli Çitaku anëtar i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar”, – tha ai.

Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoi këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve.

“Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot. Tani do të angazhohem me Partinë Demokratike”, – tha Çitaku.”.

Prej 3 ditësh ai qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë. Ndërsa pritet vendimi i masës së sigurisë për të ndaluarit nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.



5 Comments

  1. Specie te ketij lloji jane njerzit pa personalitet, pa profesion, pa karakter, qe levizin si nga e majta ashtu edhe nga e djathta dhe duke qene te pasigurt per te ardhmen e tyre perfundojne ne mashtrusa dhe hajdute, ndersa populli do te paguaje taksa kushdo qe te jete ne pushtet.

  2. Ju plasi trapi se ju hoqi Rama. Ju jeni qytetare te atij qyteti te assj zone, ku po behet terror dhe ku padrejtesisht, ne menyre arbitrare 24 bashkeqytetare tuaj mbahen akoma ne burg.

  3. Kaloi me interesat e popullit te vet kuksian e jo me PD. Manipulues si gjarper jeni o Lapsi! Me komentet e paguara me nje kothere buke nuk merrem.

  4. Mblodh RAMA ca keshilltare bashkiake sa andej e kendej te LSI se e na u fry. Kur i merr i duken te mire ,, kur i ikin qenkan dredhake,,, mbase, por keshtu e paskan keta politikane, qenkan pa bosht e parim. AH, MOJ KURVA POLITIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *