• |
ide | kryesore

Rusia prezanton policinë turistike për shmangien e konflikteve gjatë Botërorit

Planet



Rusia po merr masa për të parandaluar incidente gjatë Botërorit që do të zhvillohet këtë verë në vend. Për të garantuar sigurinë maksimale gjatë evenimentit të Kupës së Botës, autoritetet ruse kanë prezantuar krijimin policisë turistike. Një tjetër arsye se përse rusët e ndërmorën këtë hap është përpjekja për të transmetuar imazhin e një vendi paqësor pas tensioneve të fundit diplomatike ku është përfshirë Moska zyrtare.

Ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokoltsev, komunikoi ngritjen e institucionit të kësaj policie speciale, anëtarët e së cilës duhet të zotërojnë disa gjuhë.

“Policia turistitke do të jetë e përbërë nga anëtarë të ministrisë të brendshme dhe agjentëve të policisë, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme dhe do të angazhohen nëpër stadiume dhe zonat që do t’u rezervohen tifozëve nga 25 maji, në të 11 qytet që do të mirëpresin 64 ndeshjet e Kampionatit Botëror,” lexohej në komunikatën e Ministrisë të Brendshme ruse.

Sipas informacioneve, policia ruse ka nën mbikëqyrje të gjithë kapot e grupeve të ndryshme të tifozëve dhe në rast se disa prej anëtarëve të këtyrë klaneve do të mund të depërtojnë në zinxhirin e kontrolleve pasojat për ta do të jenë shumë të rënda. Policia ruse ka qenë shumë e qartë në deklaratat e ndryshme të përsëritura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *