• |
ide | kryesore

Skandali me pronat në Lezhë, Frrokaj mbrohet në Gjykatë: Jam i zhgënjyer me prokurorinë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me skandalin për pronat ne bregdetin e Shëngjinit.

Ndërkohë i akuzuari në gjykatë është shprehur se ndihet i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej te ishte thirrur nga ana e tyre sepse është njeri i komunikueshëm.

Avokati iu drejtua me ketë pyetje trupës gjykuese: Çfarë ka ndryshuar brenda 3 ditësh për Frrokaj sepse gjyqtari dha 2 vendime te ndryshme?

Sipas prokurorisë Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP. Prokuroria dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale te shpërdorimit te detyrës bashke me vartësit e tij. Kjo nuk mund te ndodh sepse shpërdorimi i detyrës nuk mund te behet ne bashkëpunim dhe ju e dini këtë. Kur ka falsifikim dokumentacioni siç thotë prokurori atëherë smund te ketë edhe shpërdorim detyre dhe këtë e thotë neni 248 i kodit penal. Asnjë prove nuk vërteton se ato akte te marrjes se tokës ne pronësi janë te falsifikuara si dhe ska patur dijeni për asgjë tjetër dhe ska as prova.” – ushpreh avokati i Frrokaj.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *