• |
ide | kryesore

Taksa për Rrugën e Kombit/ Deputetja e PS e pranon: Është e pa përballueshme për qytetarët

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati pranoi publikisht se taksa për Rrugën e Kombit është e papërballueshme nga qytetarët. Deklarata në fjalë u bë në emisionin “Opinion”, teksa i përgjigjej pyetjes së kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati:
 Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve që ju të ulni këto probleme. Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë. Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia. Bilanci i kësaj proteste u mbyll me 14 policë të lënduar si dhe 23 protestues të arrestuar, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *