• |
ide | kryesore

Zbardhet DOSJA/ Zbulohet falsifikimi në urdhër-arrestet e prokurorisë në Kukës

Lajme, Të fundit



Në orën 9.00 të së mërkurës 23 persona të arrestuar në Kukës pas protestës së të shtunës në Kalimash do të dalin para gjykatës. Procesi do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës për mungesë kushtesh të sigurisë në Kukës.

Prokuroria ka kërkuar që 11 prej tyre të qëndrojnë në arrest me burg ndërsa pjesa tjetër të luihet në arrest shtëpie ose në detyrim paraqitje.

Por, ajo që bie në sy në dokumentin e Prokurorisë së Kukësit është sipas saj se arrestimet janë bërë nga ora 10 e mëngjesit të së dielës deri në orën 12. Është e ditur se të gjitha arrestimet janë bërë në orën 2 deri në 3 të natës duke i zgjuar nga gjumi dhe duke terrorizuar familjarët.

Ky falsifikim skandaloz dhe shkelje e prokurorisë bëhet për të mos tejkaluar afatin prej 72 orësh të mbajtjes në qeli të një personi. Me këtë falsifikim të prokurorisë duket qartë se si ndërrohen oraret e ndalimit vetëm për të arritur qëllimin. Do t’i takojë gjykatës të vlerësojë nëse ndalimet kanë qenë të ligjshme dhe të vlerësojë masat e sigurisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Fallcifikojne per te vjedhur, fallcifikojne per te arrestuar , fallcifikojne ligjet. , por kane fallcifikuar edhe demokracine. Kjo eshte fytyra e vertete eketij pushtetiqe thote dobejme shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *