• |
ide | kryesore

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

1, 2, Ide



Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si një fenomen lokal, të organizuar nga individë me precedentë penalë dhe të nxitur nga opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht prej saj. Ndërsa në anën tjetër, falë edhe ushtarëve mediatikë që i ka në rresht sa herë është në hall, po kërkon ta trajtojë protestën e Kukësit si pasojë e një “gabimi njerëzor”, si një rast të izoluar të provokuar nga pakujdesia e qeverisë për të parashikuar në kohë tarfimin e përshkallëzuar për banorët e zonës apo si një keqmenaxhim të marrëdhënieve me publikun për të shpjeguar rëndësinë e kësaj takse. Sigurisht që kësaj propagande nuk mund t’i mungonte refreni i përhershëm që, edhe për tarfiën e sotme të Rrugës së Kombit, faji duhet kërkuar tek ata që qeverisën para pesë vjetësh.

Edi Rama do të ishte plotësisht i besueshëm dhe i mirëkuptueshëm, nëse vërtet ngjarja e Kukësit do të ishte pasojë e një gabimi në menaxhimin e koncesionit për Rrugën e Kombit. Një qeveri, e cila ka dëshmuar se në veprimtarinë e saj drejtohet nga interesi publik, nuk do të  gjykohej për një rast të vetëm kur ky interes do të cënohej. Në kushte të tilla do të kishim vërtet të bënim me një fenomen lokal, të izoluar, pasojë e një vendimi të nxituar, dhe të gjithë do të ishin të durueshëm (përfshi dhe kuksianët) në pritje të korrigjimit të tij.

Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

Propaganda qeveritare që i mëshon këtij versioni, duke i bashkangjitur edhe skenarin e vandalëve që përfituan të ndezin zjarrin e dhunës, u intesifikua pikërisht për të fshehur shkëndijën e vërtetë që shpërtheu flakët në Kukës. Ajo shkëndijë është qeverisja abuzive për llogari të një grushti njerëzish, është heqja e ndihmës ekonomike, është shtrenjtimi i kostos së jetës, papunësia, rritja e taksave në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e shërbimeve dhe pafuqia e njerëzve përballë arrogancës dhe dhunës shtetërore. Ajo shkëndijë ka të bëjë me gjendjen e mjeruar në spitale, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesave elementare, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për koncensione miliona euro për miqtë e kryeministrit, për privatizime të dyshimta, PPP abuzive, “rilindje” urbane, palma e pisha që thahen pa u mbjellë akoma. Shkëndija mori flakë nga arroganca e kryministrit që e trajton Shqipërinë si pronë të lënë nga Kristaqi dhe shqiptarët si argatë që nuk duhet të ngrenë kokën edhe kur u rrëmben pronën, edhe kur ua kthen qytetin në beton, edhe kur ua degradon arsimimin e fëmijëve, edhe kur i dënon, madje edhe kur i godet. Ata ose duhet të nënshtrohen ose duhet të ikin.

Ajo që ndodhi në Kukës është rrjedhojë direkt e një politike 5 vjeçare që vetëm merr dhe nuk kthen asgjë për qytetarët. Që vetëm ngre taksa dhe nuk ofron asgjë në këmbim. Që nuk bën investime publike, por truke kozmetike. Që nuk ndërton një kilometër rrugë, por kërkon të përfitojë nga rrugët që janë bërë po me taksat e qytetarëve. Kjo është dhuna që qeveria u bën shtetasve të saj dhe për këtë duhet të shqetësohen “pacifistët” që nxituan të distancohen nga flakët e të shtunës së kaluar.

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro. Ai ishtë simbol i zemërimit të akumuluar nga abuzimi i gjatë me qeverisjen e vendit dhe mospërfillja arrogante e kryeministrit. Prandaj edhe mbështetja popullore për atë protestë ishte e njëzëshme. Shkaktari i zjarrit është vetë kryeministri me mënyrën se si po qeveris, prandaj duket e kotë propaganda që kërkon të merret me atë që ndezi shkrepsen. Ajo mund të ndizet kudo, jo vetëm në Kukës. ©lapsi.al

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Kuksianët që i morën frymën Ramës



29 Comments

  1. Yes Armando,Tosi dhe Andi jane kunder Rames dhe me kuksianet e Mulit dhe Berishes! Nuk e kuptoj se si niveli i ketyre idioteve te bjere kaq poshte! Armando thote se Berishes dhe Bashes i vjen keq se edhe vete jane te “varfer” dhe nuk kane euro te vogla i kane vetem 500 dhe nuk ja u thyejne dot!

    1. O idiot rilindas Shkullaku as nuk i përmend fare Berishën dhe Bashën. Kur nuk ke argumente për të kundërshtuar mbylleni HALEN e mos hani MUT.

  2. Te gjithe hajdutet i qajne hallin popullit,kush eshte ndonje burre i paster qe te udheheqe,asnje.Meta kryehajduti,Berisha kryegrabitqari,Basha kryebatakciu,Rama kryemaskara..asnje nuk e justifikon dot pasurine qe kane,pronat qe kane vjedhur,koncesionet apo kontratat qe pikojne cdo dite euro.Nano eshte ne Vjene dhe jeton me “pensionin 350 euro” me alamet vile.Familja Berisha dhe Meta jane ne krye te listes se Amerikes per pastrim parash….Basha eshte nevojtore fare ,ndersa Rama mendon per brezat e familjes se vet.I bie qe te veme Mulin qe ka 4 hyrje ne Ksamil.

    1. O rilindas që hiqesh si asnjanës por fjalori të tradhëton, vetëm edvini sipas teje qenka më në regull sepse ai mendon ndërsa të tjerët mbledhin koncesionet kur në fakt edvini i ngriti në sistem koncesionet.

  3. Ne fakt akumulimi 5 vjecar per shperfilljen kriminale te qeverise ndaj qytetareve plasi per nje sebeb ne Kukes,Po Ajo revolte duhet te shpertheje ne cdo cep te Shqiperise.Shqiptaret duhet te tregojne se Jane qytetareve te pergjegjshem e Jo breshka siq i trajtonbEdi Rama.

  4. Keshtu ndodh kur perverset e trotuareve te europes vihen ne krye te puneve,kur horrlleku dhe maskaralleku shiten si histori suksesi , injorantet e specializuar si trafikante ofrohen si modele shoqerore per tu votuar . Dhe populli pret qe ky takem pushtetaresh te jape llogari per menyren si i perdor taksat.

  5. Po per grushtimin brenda selise , cfare analize mund te besh i nderuer apo ishte prove gjenerale e mosbindjes ???

  6. Nje nga analizat me te goditura qe kam lexuar keto dite. Me keqardhje konstatoj se zera opozitar si Shkullaku dhe Bejtja jane thuajse perjashtuar nga çdo studio televizive..

  7. Natyrisht qe zjarri nuk u be per 5 Euro por per 5 vjet pusht-shtet varferie te nje qeverie karagjozesh nga ai Ram gerrneta i pari qe mezi ka mbaruar nje cope Institut te Larte te Arteve me shqelma bytheve per hir te bab Kristaqit, te ai ministri i Ekonomise nje cope dhaskal i gjuhes angleze e me rradhe ca karagjoze tjere qe vet-quhen rilindas kur jane vetem rilindIdjote.

  8. Surrati eshte pasqyre e karakterit o Shkullak prandaj edhe shkrimet jane pasqyre e nje urrejtje dhe nuk kane fare lidhje me realitetin.Ne emer te cilit popull flasin ata si puna jote qe je nje mercenar i paguar nga padronet e shqupit te cilet i braktis4n gjysma e elektoratit.Eshte apsurde kur degjon njeriu ata qe shfrytzuan,ropen dhe vrane shqiptaret per pushtet e privilegje te flasin per si te kishin rene nga qielli dje per popullin.Ore populli ju njeh dhe i din sa ju “dhembe” ju per ta.Ata e dine si e ropet per te pasuar fare e fis ,femije e akraba si i vrate dhe i hodhet ne ere padronet tuaj me plumba e barot e ju me shkrime e fjale.ju tash 5 vite nuk keni kurajo te ballafaqohi me realitetin e hidhur per ju e fatlum per popullin se jeni te humbur ,te pashprese.E ju me kokefortesi doni te promovoni te shkuaren ,doni ti impononi qytetareve pushtet rrumpalle ku nuk kish norma as ligje po shkonte rrokopuje ne te gjitha lemite.Ejjjj ndfali ore se ka perfundua apoka e rrumpalles duhet te funksionoje shteti dhe drejtesia,mund te kerceni perpjete dhe te perplasi ,te fyeni e te ulurini,por te gjithe politikanet hajna e vrases i pret perballja me drejtesine.Salihat,lulat,llallate pallat duhet te kthejne gjene e vjedhur ,duhet te japin llogarite per vrasjet e shkatrrimet ,te gjithe ata qe i shkatrruan jeten dhe prespektiven ketij populli do te marrin denimin e merituar pa marre parasysh parti e pozite.Madje edhe plaku shtatdhjete e kusur vjete do perfundoje ne qeli.JU argatet dhe burizanet e hajnave dhe vraseseve ju pret i njejtui fat nesi keni ndy mjekrrat dhe mustaqet me padronet ndryshe te gjitheve ju pret mallkimi dhe turpi per kete qe po bani per te ndale reformen ne drejtesi.

    1. O palle o bere i gjalle ,vere mer emrin,o viktime i vertvetes ,o qyp i mbushur me gjize te krimbur.
      O parazit te ben te fala Muc Nano si pjese e qelbesirave te kombit .

  9. Jo ore ftyre lesh jo nuk ishte per 5 euro,por ajo tufe e huliganeve dhe zjarrevenesve qe dhunoi e dogji ishte e organizuar nga Flamur Noka me urdher te Salihut e Lulit.E gjitha eshte e organizuar kunder reformes ne drejtesi sepse laku po u shterngohet ne fyt.Po shohin LLallen e prokurore e gjyqtare si po ju zbulohen hajnite.flamurin si po i dqalin apartasmentet ende pa filluar punen drejtesia e re.Po e shohin se asgje nuk mund te mbetet sekrete sepse agjensit hetuese te Amerikes dhe Europes i kane tashme te gjithadosjet e pergaditura.Ora po vjen dhe gjithe keqebersit ,grabitesit dhe vrasesit e shqiptareve te veshur me pushtet do te perfundojne pas hekurave andej po shkelmojne si gomari para se te cofe per te penguar drejtesine por eshte e kote Ora po fillon;TIK TAK::TIK TAK.

  10. Une jam me Meten president por Jo me gruan e presidentit,e cila ne darke eshte bashkeshorte e present se vjedhur dhe ne megjez eshte ne opozite.

  11. Shume e vertet populli nuk eshte ngritur vetem per 5eur por per te gjitha ato qe ngre z Shkullaku dhe shpresoj qe opozita ti dali zot ketij populli te lodhur me qeverine me te gjitha format o sot o kurre Te gjithe te bashkuar jemi me shume se ata qe qeverisin

  12. Kështu duhen bërë analizat mediatike, duke analizuar gjithë politikën qeverisëse të një lideri e jo duke u marë vetëm me marrëzinë e fundit të Ramës, duke i haruar të gjithë marrëzitë e tjera të tij të mëparëshme.
    Mbitaksimi i dyfishtë i qytetarëve të Kukësit, që nga studimet rezultojnë më të varfërit në Europë, është padyshim pika kulmore e marrezisë së Ramës, por analiza nuk duhet të kufizohet vetëm në shkeljen flagrante të të drejtave njerëzore të kuksianëve.
    E dëgjova në një debat televiziv një përfaqesues të biznesit të vogël të Kukësit, që me qetësi e argumenta të ilustruara me fakte, të thoshte se nuk ishin kundër taksave, por kundër edhe një edhe një tjetër takse për të njejtin qëllim.
    Zotëria paraqiti në ate studio televizive, edhe dokumentin e plotë voluminoz të kontratës qeveri-shoqëri koncensionare, ku ndërmjet tjerash u zbulua publikisht një faqe dokumenti, ku në kontratën për mirmbajtjen e Rrugës së Kombit, ishin “parashikuar” edhe shpenzime për punime në zona “shkëmbore detare”
    Duhej të mjaftonte vetëm ky detaj i vogël qesharak e skandaloz, që mediat të buçisnin për fallsitetin e kësaj kontrate. Vërej se të gjitha mediat shqiptare e kanë heshtur këtë episod
    Përse ?
    Vetëm me këtë dokument falls që flet për shkëmbij detarë në Kukës, cilado gjykatë në botë do ta zhvlerësonte këtë kontratë.

  13. Një tjetër komedi e fallsitet i hapur, është diskutimi se me kontratën kemi të bëjme me “tarife” apo me “taksë”.
    Në dokumentin e kontratës që u paraqit në studion që kam përmendur në komentin e mësipërm, jo një herë por disa herë është përmendur fjala takse e jo tarifë e dokumenti i kontratës është firmosur edhe nga pala e qeverisë.
    Si për zonat “shkëmbore detare” në Kukës, e si për mospërputhjen tarifë-takse, a nuk kanë përgjegjësi ligjore e deri penale firmëtarët e kësaj kontrate ?

  14. Ore NDREC ore PALLOSH.. mos rrimbrapa RAMES se te quajne KODOSH, Kodoshe e qelbesire , andaj kjo qeveri eshte epeshtire.

  15. O –avokat–i leshit te shkon ai -pseudonim-se po ben avokatine e drogaxhinjve ne pushtet dhe ne qeveri ku e bene –SHqiperin me keq se Kolumbia tani qe u doli boja -Hashashxhinjve me –SAJE QORRIN–dhe mundesia e te rjepurit ,te grabiturit,te pasuruarit eshte me e vogel filluan qe te vene taksa neper rruget qe jane bere po me taksat e ketij populli .Ti duhet te jesh ndonje -qafir-qe rri ne zyrat e –c,punesimit apo te freshit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *