• |
ide | kryesore

Gjykatësja që la në burg kuksianët, gruaja e një drejtuesi në Policinë e Shtetit (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se gjykatësja Alma Ahmeti që dha sot vendimin për kuksianët e arrestuar gjatë pas protestës në Rrugën e Kombit, është në konflikt interesi dhe se ajo duhet të dorëhiqej. Sipas Manjanit, kjo gjyqtare është bashkëshortja e Erion Ahmetit, një prej drejtuesve në Policinë e Shtetit.

“Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale. Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj. Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit! Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten… Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje! Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar! E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë…”, shkruan Manjani në Facebook teksa bën publike nenin 17 të Kodit të Procedurës Penale.

 



4 Comments

  1. Nuk e kuptoj .. po ti lironte kjo gjyqtarja keta te arrestuarit do tja permendint ju me keto anal-izat tuaja burrin qe e ka polic

    perse o njerez sa here gjykatat marrin venidme qe nuk na pelqejne , fajin e kane ato dhe fillojme nxjerrim zorret duke i pergojosur , duke i share, duke shpifur per ta etj etj ..
    Nese po i njejti gjyqtar do te merrte nje vendim qe do na pelqentene atehere ai do te plasnin levdatat ne keto anal-izat tuaja.

    shume e cuditshme

  2. Nuk kam targin ta gjykoj profesionalizmin e kesaj gjykate por di qe anketimet kane treguar se 95% e shqiptareve nuk i besojne gjykatesve ne moralin e profesianizmin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *