• |
ide | kryesore

Kuksianët nxjerrin gënjeshtare prokuroren e Arta Markut: U arrestuam në mes të natës!

Lajme, Të fundit



Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Gjithçka duket se është bërë me marrëveshje mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt, që kanë pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për këtë çështje.

Por dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me bizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”

Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

“Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kane marrë” ka thënë Ahmet Tobi.

Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte genjyer duke kryer një veper penale. I arrestuuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.



6 Comments

  1. Kar je vete I paemer qe te humbte edhe mbiemri prej muti qe ke.Pes mos duhet qe te marrin avdes perpara se ti arrestojne?Gazidede psh lante bythe me ibrik qe e mbante ne zyre,.

  2. komentues qe duan diktaturen mire tju behet se shpejti do vije dhe tolloni 200gr buke per te henges e gjithe familja vetem me uje ama

  3. komentues qe duan diktaturen mire tju behet se shpejti do vije dhe tolloni 200gr buke per te henges e gjithe familja vetem me uje ama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *