• |
ide | kryesore

Policia greke shkatërron bandën e kokainës në Athinë, 5 shqiptarë në pranga

Lajme



Policia helene ka goditur një tjetër bandë kokainë në Athinë. Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar 5 shqiptarë dhe 3 grekë.

Po kështu janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë grekë dhe 1 shqiptar. Mësohet se drejtues i organizatës kriminale ishte një shqiptar 35 vjeç. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në zona të ndryshme të Athinës ku u kryen arrestimet dhe kontrollet e banesave.

Po kështu janë sekuestruar 2 kg e 104 gram kokainë, 48.5 gram marijuanë, 5 makina, 3 motorë, 55.810 euro, 1 pistoletë me 2 krehra, 41 fishekë, 2 peshore elektronike, 20 celularë. Fitimi nga shitja e kokainës së sekuestruar llogaritet në 300 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *