• |
ide | kryesore

Rama: BE të heqë vizat për kosovarët. Kurti: Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit

Lajme, Të fundit



Duke folur në konferencën e Partisë Socialiste Europiane të Zhvilluar sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Brukselit të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Europiane ndan të njëjtin qëndrim”,– deklaroi Rama.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe Fatmir Limaj e Albin Kurti nga Kosova. Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për taksën në Rrugën e Kombit. Ai tha për mediat se ia kishte shprehur shqetësimin edhe Edi Ramës për ta hequr atë taksë.

 “Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, tha Kurti.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *