• |
ide | kryesore

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve, ndërsa në Shqipëri…

Lajme, Të fundit



Thellohet skandali me të dhënat e Facebook. Kompania pranoi se numri i profileve të prekura nga skandali “Cambridge Analytica” mund të jetë mbi 87 milion në të gjithë botën. Më herët ishte thënë se bëhej fjalë vetëm për 50 milionë profilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ka ndodhur? Facebook i dha kompanisë “Cambridge Analytica” me qendër në Britaninë e Madhe të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit të tij të cilat thuhet se u përdorën nga kompania në favor të fushatës së Donald Trump. Thellimin e skandalit e zbuloi kreu i CTO, Mike Schroepfer. Sipas tij Facebook ka përdorur të dhëna personale të klientëve të tij si telefonatat apo dhe mesazhet e shkruara.

Facebook e ka mohuar deri tani që këto të dhëna të jenë vënë në dispozicion të personave të tretë, por është e konfirmuar se Facebook ka pasur akses tek to pa dijeninë e klientëve. “Cambridge Analytica” akuzohet se ka përdorur të dhëna personale të klientëve të Facebook.

Për të marrë të dhënat është përdorur një lojë (quiz) që gjatë daunlodimit merrte edhe të dhënat e tjera të telefonit. Facebook e ka të ndaluar që të përdorë këto të dhëna. Kompania shtoi se kjo praktikë nuk është përdorur prej vitesh. Schroepfer dyshon se Facebook mund t’i këta ndarë këto të dhëna edhe me të tretë.

Ndërsa në të gjithë botën ky skandal ka alarmuar opinionin publik, në Shqipëri duket e nuk shqetëson edhe aq. Shqiptarët duket se kanë halle të tjera për momentin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *