• |
ide | kryesore

Tirana në shtetrrethim, 1 mijë policë blindojnë gjyqin e kuksianëve

Kryesore



Banorët që jetojnë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë u zgjuan këtë mëngjes të rrethuar nga qindra policë. Në gjyqin e kuksianëve të arrestuar në protestë pritej të kishte dyndje të familjarëve të të pandehurve, qytetarë të shoqërisë civile dhe simpatizantëve të opozitës.

Siç tregojnë pamjet më poshtë, njëra korsi në Unazën e Tiranës ishte bllokuar plotësisht nga kordoni i policisë, ndërsa familjarët e të arrestuarve u pozicionuan në anën tjetër të Lanës.

Gjyqi filloi menjëherë me përplasjen e deputetëve të opozitës me policinë dhe disa prej familjarëve që kishin mundur të hynin në gjykatë.

Në sallën e gjyqit dëshmitë e të arrestuarve tregonin për terrorin policor ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre mesnatën pas protestës.



Videot dhe regjistrimet audio që mundën të bëjnë deputetët e opozitës tregonin se protestuesit kërkuan të lirohen sepse kishin dalë në protestë për të kundërshtuar taksën e rrugës.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 11 prej tyre për dhunën ndaj ambjenteve të kompanisë private.

Ndërkohë që gjykata mbahej në kontroll nga gati 1 mijë policë, familjarët e të arrestuarve bllokuan edhe korsinë tjetër të rrugës, në pritje të vendimit për njerëzit e tyre të afërm.

 



1 Comment

  1. Sa here ka protesta PS i ve panolinen ne bythe Rames se nuk i mbahen diarrete nga frika! Surrati i ka marre cehren e meitit si atehere kur u be protesta kunder armeve kimike qe ky budall kerkonte ti demontonte ketu ” ne emer te integrimit ne familjen europiane “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *