• |
ide | kryesore

Tjetër goditje për euron, ulet nën 130 lekë

Lajme



Euro pësoi sërish një rënie të ndjeshme në tregun vendas. Monedha europiane ra sot nën nivelin e 130 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 129.97 lekë.

Me fluksin e emigrantëve që vijnë për Pashkë, monedha e përbashkët pritet të ulet edhe më tej.

Sipas Monitor, euro vijon të mbetet e dobët në tregun e brendshëm si rrjedhojë e ofertës së lartë, e cila vjen nga kanalet informale, konvertimet e bizneseve për të paguar taksat, transaksionet e shtuara në tregun e pasurive të paluajtshme, ku blerjet kryhen me euro dhe më pas ndërtuesit e konvertojnë në lekë, orientimin e disa transaksioneve drejt lekut, duke shtuar ofertën në valutë, konvertimet e atyre që kanë euro në shtëpi, që nxituan t’i kthejnë në lekë nga frika se mos monedha e përbashkët binte më tej, orientimin e investimeve drejt lekut, që nënkupton konvertimin e eurove etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *