Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Lu tha se Arta Marku nuk e ka një mbështetje amerikane, pasi ajo nuk ekziston, përveç zyrtarëve amerikanë. Ai tregoi se është një profesioniste serioze dhe e kualifikuar, e cila po përpiqet të bëjë një punë të mirë përgjatë muajve të saj si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.
“Askush nuk e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara përveç zyrtarëve tanë. Por unë jam takuar disa herë me Znj. Marku dhe mendoj se ajo është një profesioniste serioze dhe e kualifikuar, e cila po përpiqet të bëjë një punë të mirë përgjatë muajve të saj si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.
Kam parë gjithashtu se gjatë kësaj kohe, prokurorët kanë nisur disa ndjekje penale ndaj figurave të opozitës, e kam parë edhe këtë. Znj. Marku më ka thënë mua por e ka thënë edhe publikisht se ajo është shumë e zotuar dhe mbështet hetimin ndaj Saimir Tahirit.
Ky është një çast i rëndësishëm kur Znj. Marku dhe sistemi mund të vërtetojnë nëse ky hetim mund të ecë përpara pa ndërhyrjen e politikës. Do thoja gjithashtu se po ndjekim nga afër edhe hetimin e Elvis Roshit, një tjetër socialist, për të parë nëse ai do të trajtohet njësoj si njerëzit e opozitës. Jemi të interesuar të shohim më shumë ndjekje penale në radhët e shumicës, dua të jem shumë i qartë për këtë.
Ka njerëz të cilët, unë besoj se meritojnë të ndiqen penalisht dhe qeveria e SHBA është gati të mbështesë Znj. Marku, prokurorët dhe policinë në këto çështje” – e mbyll Lu. ©LAPSI.al