• |
ide | kryesore

Arrestohet në Tiranë ish-gruaja e Mirit të Xhikes

Lajme, Të fundit



Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes dhe i ekzekutuar në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër 9 vjet më parë, u arrestua pasditen e djeshme në Tiranë, për llogari të autoriteteve italiane.

Policia raporton se Prifti është arrestuar me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. 43-vjeçarja është dënuar me 7 vite e 3 muaj burg për veprën penale ‘pjesëmarrje në organizata kriminale’.

Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes të ekzekutuar në mars 2003, u arrestua edhe në vitin 2012.

Ajo nuk qëndroi gjatë në qeli pasi Gjykata e kryeqytetit caktoi dje masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:

Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Parë Tiranë.

AKUZAT

Nga të dhënat paraprake të Policisë së Tiranës, mësohet se Manjola Prifti ka qenë e shpallur në kërkim nga policia italiane që prej vitit 2003, kohë kur kërkohej edhe bashkëshorti i saj Fatmir Rama, i cili u ekzekutua rreth një muaj më vonë. Në shkurt të vitit 2003, në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, mbërriti një kërkesë nga drejtësia italiane nëpërmjet zyrës së kontaktit Interforce dhe sipas të dhënave hetimore, Fatmir Rama kërkohej në shtetin italian, se ishte pjesëtar i një grupi trafiqesh të paligjshme. Sipas të njëjtës kërkesë, Fatmir Rama ishte shpallur në kërkim, që në vitin 1997 në Milano të Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falco”. Një operacion që synonte të godiste një rrjet të fuqishëm të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Në të njëjtën kërkesë, flitej edhe për kryerjen e të njëjtës vepër penale nga Miri i Xhikes, në vitin 2001, që nga përgjimet telefonike, në kuadër të operacionit të koduar “Asterea”, rezultonte që ndodhej në Shqipëri. Sipas burimeve nga policia, në veprimtarinë për të cilën është hetuar Fatmir Rama nga Italia dhe shpallur në kërkim, deri në anulohej urdhër arresti pas vrasjes së tij, është hetuar për disa vite edhe e shoqja e Manjola Prifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *