• |
ide | kryesore

Bllokimi i rrugëve nga opozita, mësohet se ku do të jetë Lulzim Basha sot

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha, është nisur drejt Vorës, për t’u bashkuar me protestën e qytetarëve që do të bllokojnë sot disa nga akset kryesore të vendit. Ndërkohë nga ora 10:00 deri në orën 13:00 disa nga akset më kryesore të Shqipërisë, do të jenë të bllokuar nga opozita, e cila nisë mosbindjen civile.

Në shenjë proteste për vendosjen e taksës së rrugës së Kombit, opozita e bashkuar ka vendosur që të bllokojë 4 akset kryesore në vendin tonë. PD-ja dhe LSI, së bashku me qytetarë do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Po ashtu, opozita ka vendosur që pjesë e kësaj bllokade të jenë edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan. lidhur me protestën e PD-së, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediat, e cila i bëri thirrja qytetarëve të mos marrin pjesë pasi do të përballen me ligjin.

Po ashtu, policia e Shtetit bëri me dije se protesta në fjalë është e paligjshme, pasi opozita nuk ka marrë leje, dhe për këtë, ajo do të marrë masa ligjore të ashpra ndaj organizatorëve, deri në arrestimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *