• |
ide | kryesore

Donald Lu: Kam parë prova për Saimir Tahirin, ai është pranë…

Lajme, Të fundit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në intervistën e tij për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lu tha se çështja e hetimeve për Tahirin ka vazhduar, ndërsa tregoi se është pranë ndjekjes penale.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje.

Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” – tha ambasadori Donald Lu. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. z.lu kur ne fillim prokuroria pa znj.marku ne krye kerkoi burgosjen e tahirit dhe ju nuk e mbeshtetet ate duke mos thene asnje deri sa ai zhduku shume prova . po nje ane tjeter me znj marku u liruan shume persona te rrezikshem duke perfshi dhe per gjetjen ne makine te 700 milion euro qe nje njeri i ndershem nuk mund ti imagjinoj

  2. Z,Ambasador !Eshte vone te flisni per Sajmir Tahirin.Koha ka qene shme me heret per te thene e vepruar nga komuniteti nderkombetar,Ju e dinit fort mire situaten e drogezimit te Shqiperise dhe nuk u ndjete fare.Ka ndonje gje qe te pengoi z,Ambasador ?!Per ju problemi ne kete vend eshte Opozita,si ka mundesi Ambasador,nuk ndodh asgjekundi nje fryme e tille shkaterruese ndaj asaj qe ka vetem fjalen ?!Me siguri je i kapur ?!Nga se ?Mbase nva taktikat e njomezave dhe perdorimi efikas qe Rama i ka bere ne kohe kesaj afere neveritese,prandaj ka ne Kryeministri rreth 300 goca te reja qe punojne,cfare ??????!!!!Kujdes nje paraardhesi yt,Z.Limpreht iku per te njejten arsye !Vllahutin e perballon lehte ne aftesine qe ka si femer,por Ju ?!!?!!Kujdes!E them per te miren tende pasi kush do protestoj me bijte e bijat e persekutoreve te kobshem para Kuvendit pastaj!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu