• |
ide | kryesore

Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

Lajme, Të fundit



Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri.

“Judicial Watch”, një organizatë konservatore, e cila vëzhgon abuzimet e mundshme të buxhetit federal në Shtetet e Bashkuara, i bazon akuzat mbi dokumentet e brendshme të Departamentit të Shtetit të siguruara përmes së drejtës së informimit.

“Judicial Watch” thotë se fonde prej rreth 9 milionë dollarësh të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri gjatë vitit 2016, që sipas “Judicial Watch”, synonin t’i jepnin qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë përmes reformës në drejtësi.

“Judicial Watch” akuzon ambasadorin Donald Lu si të lidhur ngushtë me Sorosin dhe me qeverinë socialiste në Shqipëri.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se si u përgjigjet këtyre kritikave, Ambasadori Lu thekson se “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”. “Kritikët e reformës në drejtësi, thekson Ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.

Reforma e gjyqësorit, thekson më tej Ambasadori Lu, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, pasi me një “sistem gjyqësor të pastër Shqipëria do të jetë një aleate më e fortë në NATO dhe më pranë anëtarësimit në BE”.

Reagimi i plotë i ambasadorit Lu për Zërin e Amerikës

“Kritikët e reformës në drejtësi i kanë etiketuar veprimet e Ambasadës së SHBA si të frymëzuara nga Soros, edhe pse ne nuk ofrojmë financim për Fondacionet Shoqëria e Hapur (OSF), as nuk marrim ndonjë financim nga OSF.

Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën e gjyqësorit në Shqipëri sepse është në interesin tonë kombëtar për ta bërë këtë.

Kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor të pastër, do të jetë një aleate më e fortë në NATO. Do të jetë më pranë anëtarësimit në BE. Dhe reforma e gjyqësorit është edhe në të mirën e interesave të nënshtetasve dhe bizneseve amerikane në Shqipëri. Amendamentet për reformën e gjyqësorit në kushtetutën e Shqipërisë u miratuan unanimisht nga të gjitha partitë politike të Shqipërisë”.



17 Comments

  1. Vazhdoni t’i bieni fyellit me nje brime: “Judicial Watch” nuk thote asgjekundi qe 9 milionë dollarë te USAID i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri ! Lexojeni publikimin e mos i merrni njerezit per idioter

    1. Po mer klyshi endri fuges nuk jeni idiote ju..kush tha.. ju jeni te gjith klyshe te mashtrimit. Nuk permenet shqiperia aty permenet ajo qe u mbars e boni njo by..t.h.lepires papagall si ty qe ndrro emra e mashtro pa fun. Lepijeni sa te doni ai hajvoni drogum vetem bje…ato rrobt ku ti keni

  2. ahahaahah Ta dhjeu o Bushat.. se te gjitha dokumentat e kesaj ”’ organizates konservatore’ nuk permend as shqiperine dhe as 9 miljon dollaret qe i paska dhene ambasada.

    Ore a dini anglisht ju ? se kam pershtypjen se i perktheni gjerat si ja u do bytha.

    Ose pastaj i beni keto artikuj per njerez me 2 para tru qe dine vetem te djegin dhe te shkaterrojne.

  3. Keta politikanet ,oligarket dhe analistet po shurrojne ne breke te gjithe nga frika e drejtesise se pavarur. Mbajeni veten dhe ktheni gjithe pasurite qe keni grabitur per 28 vjet .

  4. SOROSI qe ka influence ne pushtet e qeveritare, ka, por edhe ne shume organizata e shoqata civile.. Mbrojtesi dhe ky avokati sorosian BYTHATIskiljaaaa, na qenka me i sqaruar per nderhyrjen e sorosianeve ne drejtesine shqiptare. Po te kujtoj shtremberimet e disa neneve, kur i jpeshin ministrit brendeshem kopetencate kontrolli mbi gjygjetaret,, qe ish perpunuar nga pucistet e rilindjes, ne kombinim me sorosianet, e per shume nene te tjera, por fatkeqesia sot duket,,,,,kjo drejtesi sot eshte koke e kembe ne urdherat e diktatorit RAMA,, kete e kane vertetuar, e po e vertetojne veprimete prokurorise, e gjygjesori . Te gjithe e dum drejtesine e drejte e te pa varur, por keshtu sic e beri kapo mafiozi,,,,,KURRE MOS TI BESOJME KESAJ DREJTESIE..

  5. Ja! A e kuptoni qe eshte I NJEJTI KOMENTUES PER 4 KOMENTET E PARA? Dikur komentonin Kokdhimsit me 7-8 komente me nofka te ndryshme. Tani jane merobazistet e endrifugistet….. PATETIKE!

  6. O kafshet Andi, Shkullak dhe zagaret e tjere me nuhatjen Namyti Mero Llumi,
    a e kuptoni se sa i organizuar eshte shteti Amerikan dhe per me teper kur behet fjale per politiken e jashtme?!
    Saper ate te brendshmen e ka zgjidhur thjeshte. Po ti besh kakardhi policit dhe cdo perfaqsuesi te shtetit ta kercet kakardhine ne lule te ballit.
    Gjysma e ju krimineleve me instikte kafshe me ato veprime qe beni atje po ti benit ne Amerike do t’i kishit bere te fala sateme o nga varrezat o do kalbeshit ne burg, nderkohe gjysmes tjeter do ti kishin ardhur mente.
    Si mendoni ju o idiote qe Ambasadori Lu do te levroje fonde pa dijenine e shtetit dhe ne dem te tij.
    Mos valle harruat qe kur bete kakrdhi ne 97 cfare pesuat!?
    A e kuptoni se jemi antare te NATO-s dhe kush e drejton ate…. o kriminele dhe ne rastin me te mire, idiote!!!!!?????

    1. Ik o rrot cari rri atje atje ku je ne nonji starbucks e mos bo si kuti e menjes. Refugjat deficent qe te duket vetja interesant tu shkrujt idiotsira ..na dike dhe 97en ti krric. Na myten injorantet….

  7. Namuti Mero Llumi
    shiko se kush leh me ty, ari. Kaq do te mjaftonte per inteligjencen tende dhe me qe ra fjala po ty po vazhdon te palloje rregullisht Merua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *