• |
ide | kryesore

Ermal Meta bën për vete italianët me gjestin bamirës

Paparazzi, Slider



Fituesi i festivalit të Sanremos Ermal Meta, pak ditë më parë ka vizituar pacientët e departamentit të onkologjisë spitalore “John XXIII”. Këngëtari, i cili ka improvizuar disa këngë për fëmijët e këtij spitali, ndërsa ka bërë edhe një postim në Instagram. “Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë”, shkruante Ermal Meta në profilin e tij sociale, duke u përpjekur të përhapë sa më shumë iniciativën në mbështetje të pacientëve të kancerit.

“Dje kam kaluar një pasdite të bukur në shoqërinë e luftëtarëve të vegjël. Forcë dhe bukuri”, shkruan ai. Kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta (i cili së bashku me Fabrizio Moro fitoi edicionin e fundit të festivalit Sanremos) i kushton kohën e tij njerëzve që kanë më shumë nevojë, dhe përpjekja e tij filantropike është vetëm një nga cilësitë më të vlerësuar nga fansat e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *