• |
ide | kryesore

Haradinaj: Biznesi i Kosovës do zgjedhë Selanikun në vend të Durrësit

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në TCH, tha se tarifa e vendosur për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”, është shumë e lartë dhe dëmton interesat e qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

“I falënderoj ata që kanë punuar që të kemi rrugën. Është buxheti i madh, para e madhe e qeverisë së Shqipërisë e popullit të Shqipërisë e të Kosovës. Dhe ato tunelet kur janë ndërtuar në atë kohë, kanë qenë një e arritje e gjithë shqiptarëve. Jemi gëzuar. Ju e dini që kur është përmbyllur tuneli ka pasur një ceremoni. Tani mora vesh për tarifat e vendosura, vlerësimi im, personal ta quaj, janë të larta. Për banorët e zonës atje është një mbingarkesë financiare se janë edhe zona të varfra”.

Haradinaj deklaroi se tarifa është mjaft e lartë edhe për sipërmarrësit të cilët, pas vendosjes së tarifës, po mendojnë për rrugë alternative dhe se për ta mund të jetë më e leverdisshme të përdorin portin e Selanikun në vend të portit të Durrësit.

“Është shumë e shtrenjtë. 25 euro për një kamion, transportues mallrash. Ne më herët e kritikuam njëri-tjetrin se nuk bëmë një union doganor, me heq koston, shpenzime, tani për një kamion transportues, 25 euro vajtje dhe 25 euro ardhje dhe 25 për skaner. Pra 75 euro mbi transportuesin. I bie që të shkosh në Selanik është më lirë, se me ardh deri në Durrës. Kështu thonë këta sipërmarrësit, transportuesit që shfrytëzojnë portin e Durrësit.”

Kryeministri Haradinaj, e konsideron tarifën në “Rrugën e Kombit”, një sinjal jo të mirë.

“Nuk është një sinjal i mirë, nuk e di nëse do të bjerë, por nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht shtetet e popujt, bëjnë lehtësira për t’i sjellë turistët për t’i thith marrjen e tyre atje në zonën e bregdetit, kjo mund ta ketë një ndikim.”/tpz.al



10 Comments

  1. O komandant Haradinaj, ti je burre shteti dhe ke te drejte, por ne shqiperi perveçse maskarenje e hajdut, qeverisin te paaftet.

  2. Po shkoni deren e hapur e keni patur mos mendon ky qe do bej gje te madhe. Ky qenka KM me vari karin flet si 5 vjec. Shqiperia si Kosova jane shtete te ndara edhe bazhkpunimin e ka peribret nga keto mendime foshnjarake qw bejne ne te dyja krahet exhe perderi sa ka mendime te tilla me mire shkoni ku tu pelqej jeni te lire

        1. O bytheqira militante, une jetoj ne hollande kam qe ne 90 edhe te kuptoni sme ruhet per asnje, por kur shikoj edhe cfare ka patur Pd me Ps sote eshte si nata me diten. mos na beni si te zgjuar

  3. Shyqyr QE gjithe populli po kupton me ne fund cfare eshte rruga e kombit,vecanerisht Ata Te mjere QE thonin se cna duhej kjo rruge.

  4. Haradinaj eshte komandati i te gjithe Shqiptareve, ai qe i tregoi vendin Erdoganit. Kur te gjithe e quanin Ramen kryeminitri i Shqiptareve tani eshte katandisur ne kryeministrin e Kastratit,Gjicit,Dulakut,Salillarit…
    Edi Rama Shqiptaret nuk do ta falin ne zgjedhje kete qe po i ben, do te shohesh rezutati kur e therret popullin tend “organ gjenital”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *