• |
ide | kryesore

Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit drejtoi fushatën elektorale të Taulant Ballës

Lajme



Robert Gajda do të jetë Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit, duke zëvendësuar në këtë post Irma Barakun.

Gajda është zgjedhur ditën e sotme nga mazhoranca në Kuvend.

Mësohet se është shpërfillur një peticion i dërguar Parlamentit nga një grup organizatash të Shoqërisë Civile, të cilat kishin mbështetur fort kandidaturën e Olimbo Hoxhajt, për t’u votuar nga Kuvendi si Komisionerja e re e Anti-Diskriminimit në Shqipëri.

Pas votimit Gajda u betua sot në Kuvend.

Gajda i cili është pedagog dhe është marrë me organizata të ndryshme, ka qenë shef i shtabit elektoral të PS-së në Elbasan.

Sipas kushtetutës në këtë pozicion nuk lejohet të zgjidhet asnjë person që ka pasur profil politik.

Por dyshohet se ka ndikuar vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka kryesuar listën e PS-së në Elbasan.

Jo vetëm kaq, por thuhet se ka qenë Balla që e ka propozuar Gajdën në këtë pozicion si Komisioner i Anti-Diskriminimit për t’i shlyer nderin e fushatës elektorale.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *