• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ambasadorët ikin duke qarë nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se ambasadorët e huaj e shfrytëzojnë vendin tonë për axhendat e tyre. Në një intervistë dhënë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në TCH ajo nuk i kurseu batutat për diplomatët e huaj.

“Ambasadorët e shohin Shqipërinë si një axhendë. E shijojnë Shqipërinë me të mirat e saj. Vijnë duke qarë në Shqipëri sepse e mendojnë një vend të varfër, por edhe kur ikin, prapë duke qarë” – tha Kryemadhi duke lënë të kuptohet se diplomatët e huaj përfitojnë personalisht nga qëndrimi në Shqipëri. 

Në emisionin e së enjtes ajo bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

“Rama ka makthe dhe frikëra. Rama është një personazh shumë i çuditshëm, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë Ilir Metën se si ia ka dhënë dorën, që kur e propozoi si kryetar bashkie, pasi e pa si model të ri.

Ai ka problem me sjelljen dhe jetën e tij, dhe makthet dhe frikërat që ai i ndërton në ambientin e tij ku rrethohet. Rama është edhe fëmijë, edhe burrë, edhe i sëmurë, edhe kriminel. Është edhe nën efektin e substancave” – tha Kryemadhi.



2 Comments

  1. Rrofsh o Mona, rrofsh o Mona, se ti qan hallet tona. Je varfer je e mire, je vajze xhevahir. Bashke me Like floririn i qani hallet ketij popul diteziut. Pa punuar as nje dite jeni qe te dy sheik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *